07:48 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pensionistët/ Giuseppe Conte pritet me protesta: Kemi paguar sigurime në Itali, nuk na njihen vitet (Video)

16:30 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pensionistët/ Giuseppe Conte pritet me protesta: Kemi paguar sigurime në Itali, nuk na njihen vitet (Video)

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare ku është pritur nga homologu i tij, Edi Rama, por që përpara godinës së presidencës kanë dalë edhe një grup pensionistësh që momentalisht po protestojnë.

Ata i kërkojnë shtetit Italian të njoh kontributet shoqërore që kanë derdhur për periudhën që punonin në shtetin Italian, ku deklarojnë se kanë paguar sigurime, por nuk u janë njohur vitet e punës.

Për pasojë, ata që marrin pension në Shqipëri, e kanë përfituar në mënyrë të përgjysmuar për shkak të mungesës së deklaruar të viteve të punës përgjatë kohës që kanë qenë emigrant dhe të punësuar në kompanitë italiane.

“Tashmë kam paguar 350 mijë euro taksa në shtetin Italian. Unë kam këkuar ose kthimin e parave që kam paguar ose të më japin pension. Janë qindra mijëra shqiptarë që paguajnë taska në shtetin Italian. Kam 23 vite e 4 muaj punë, nuk marr pension as në Shqipëri as në Itali. Këtu duhet të pres moshën 65-vjeç për të marrë 120 mijë lekë sepse nuk të japin më shumë, e si t’ia bëj unë kur kemi gjithë ato fatura dhe taksa p[ër të paguar. Shteti Italian ka bërë të pamundurën për shtetasit e vet që janë emigrant nëpër botë, ndërsa që dëshiron për të marrë me dhënë nuk jep. Pse sillet me ne në këtë mënyrë, pse nuk ia bën një francezi apo gjermani. Edhe me malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Korenë e Jugut e kanë një marrëveshje, vetëm me ne sillen kështu. Shteti Italian sillet si I forti që bën ligjin ndaj të fortit”, tha njëri nga pensionistët për Fax News.

Një tjetër i moshuar u shpreh: “Jam 79-vjeç dhe nuk marr asnjë përkrahje, as unë as gruaja nuk kemi biznese as veprimtari fitimprurëse. Kemi punuar brenda të gjitha rregullave. Se po të mos punonim me rregulla merrnin ndëshkime ndërmarrjet”.

Ndërsa një tjetër shprehet akoma edhe më i indinjuar pasi ka shpenzuar shumë para por që nuk I janë ktheyer mbrapsht në formë pensioni.

“Kam punuar duke paguar siguracione rreth 12 vite me shpresën se do të merrja një pension. Ndërsa asnjë lekë nuk na japin. Në Shqipëri marr 130 mijë lekë, për asgjë nuk na dalin. Të trasjtohen të gjithë njësoj, nuk është e drejtë të mos na figurojnë vitet e pubnës. Mi morën lekët e kaq vitesh, dhe çfarë fitimi kam unë”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2489479684617624/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Giuseppe Conteprotesta e pensionisteve
Pas

I doli video teksa abuzonte me një vajzë me probleme mendore, burg 75-vjeçarit. Historia e trishtë që u zbulua për 3 motrat pas këtij rasti

Para

Veprimi i turpshëm i Borchard, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kemi besimin se do të merren masat displinore përkatëse

Para
Dalin pamjet, ja si Bernd Borchardt ngre gishtin e mesit ndaj protestuesve (E ulët)

Veprimi i turpshëm i Borchard, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kemi besimin se do të merren masat displinore përkatëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE-ja dhe Japonia bien dakord të punojnë së bashku për të promovuar tregtinë e lirë dhe sigurinë ekonomike

Izraeli dhe Ukraina njoftojnë ‘dialog’ për t’iu kundërvënë Iranit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.