Me mbështetjen e Lëvizjes “Bashkë”, pensionistët janë mbledhur sërish në protestë para kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve. Ata janë shprehur se kërkojnë drejtësi dhe kanë paralajmëruar se do të intensifikojnë protestën sa më shumë koha kalon.
Protestuesit mbanin në duar parulla përmes të cilave kërkonin t’i jepet fund korrupsionit, statusin e minatorit e pension të plotë për bashkëshortet e minatorëve të vrarë në miniera.