Sociologu Gëzim Tushe gjatë një interviste për Fax News duke folur për situatën e krijuar në shoqëri dhe familje pas masave e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ceku edhe pjesën e pensionistëve që thyejnë rregullat e karantinës.
Megjithëse janë mosha më e rrezikuar nga koronavirusi, vazhdimisht është raportuar në media, se kjo është e pjesa e shoqërisë që thyen më së shumti rregullat e karantinës.
Tushe u shpreh se sipas mendimit të tij ka disa arsye që pensionistët nuk qendrojnë të izoluar.
“Ka disa arsye një pjesë prej tyre nuk e durojnë dot izolimin dhe janë mësuar duke dalë. E kanë lëvizjen një lloj karburanti që e përdorin për jetën e tyre.
Së dyti mesa duket janë mësuar dhe nga një jetë që nuk e ka pasur të fortë displinën qytetare, për ta respektuar.
Të moshuarit e mendojnë me mendjelhetësi jetën e tyre gabimisht. Ato mendojnë që të ndodhë çtë ndodhë ne i kemi djegur fletët e kalendarit. Ato duhet të jenë të përgjeshëm, kjo nuk është normale.
Ja dhe nga ato që kanë arsye objektive që janë vetëm, që dalin për bërjen e pazarit, pagimin e taksave, mund të jenë të sëmurë dhe duhet të dalin për ilaçe. Siç duket dhe instancat e mbështetjes sociale nuk janë aq precize për ti ndihmuar të moshuarit dhe që janë të vetmuar. Ky nuk është argument duhen gjetur rrugë të tjera. Nuk është pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë mbështetje, më duket se ka edhe disa arsye të tjerë që nuk lidhen vetëm me këtë gjë.”– tha Tushe.