Trupat amerikane janë të pranishëm në Siri prej vitesh, si pjesë e misionit kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS). Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, bëri me dije se kjo ulje reflekton “përparimin e ndjeshëm në dobësimin e aftësive operacionale të ISIS-it”, si brenda rajonit, ashtu edhe në shkallë globale. “Ky veprim i kujdesshëm dhe i bazuar në kushte do të reduktojë praninë ushtarake amerikane në Siri në më pak se 1,000 trupa gjatë muajve të ardhshëm”, u shpreh ai në një deklaratë zyrtare.
Parnell theksoi gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët për të mbajtur presionin mbi grupin dhe për të përballuar çdo kërcënim të ri terrorist.
Në vitet e fundit, ISIS ka humbur territore të mëdha dhe është përballur me disfatë ushtarake në Siri dhe në Irak, i cili ndan kufi me të.