Një aksident ka ndodhur në Qafë-Kashar. Fax News raporton se në aksident janë përfshirë 4 automjete të cilët janë përplasur më njëri-tjetrin. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë prania e akullit në autostradë.
Nga përplasja e automjeteve nuk ka lëndime në njerëz vetëm dëme materiale. Nga të njëjtat burime mësohet se në drejtim të aksit Durrës-Tiranë trafiku është mjaft i rënduar. Në vendngjarje ndodhen të pranishëm forca të shumta policore. (M.Q/Faxweb)