Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në qendër të Elbasanit.
Ngarja ka ndodhur në sheshin “Kozma Naska”, ku automjeti ka humbur kontrollin duke përplasur kalimtarë dhe makina të tjera.
Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti është shkaktuar nga një automjet tip “Range Rover” me targa “AA 404 PD” i cili ka përplasur disa makina që gjendeshin në parkim, një Golf me targa AA 707PC dhe mjetin me targa AA 186 NE.
Për pasojë është plagosur duke marrë plagë të rënda Ardian Rika, 35 vjeç. As dërgimi i tij me urgjencë në spital, nuk ia ka dalë që t’i shpëtojë plagëve të marra, duke ndërrruar jetë.
Policia ka bërë shoqërimin në polici të drejtuesit të mjetit me iniciale A.S 44 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post