Policia e Elbasanit ka arrestuar edhe autorin e dytë të ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në burgun e Peqinit, ku mbeti i plagosur punonjësi Idajet Paja.
Pas plagosjes së punonjësit të burgut, u arrestua 35-vjeçari Gazmend Kaseja, ndërkohë që sot është vënë në pranga dhe një 34-vjeçar me iniciale I.S dhe është shpallur në kërkim një tjetër 35-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë pak ditë më parë të rinjtë kanë qëlluar në ajër, dhe një plumb qorr ka plagosur punonjësit e burgut.
Policia pas nggjarjes së rëndë arrestoi Gazmend Kasenë, 35-vjeç dhe sipas policisë ky shtetas në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.
Arma tip kallashnikov është gjetur në automjetin e autorit të dyshuar, ndërkohë që policia thekson se shtetasi ka qëlluar në ajër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.