11:26 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Për 11 vite shqiptarët paguan 99 mln euro”- Pullat fiskale dhe markimi i karburanteve, deputeti i PS: Nuk kanë dalë nga buxheti i shtetit, por nga taksat e qytetarëve

12:16 | 26/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Për 11 vite shqiptarët paguan 99 mln euro”- Pullat fiskale dhe markimi i karburanteve, deputeti i PS: Nuk kanë dalë nga buxheti i shtetit, por nga taksat e qytetarëve

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, duke folur në seancë plenare lidhur me koncesionin e pullave fiskale dhe tarifës së markimit të karburanteve, është shprehur se qytetarët shqiptarë në 11 vite kanë paguar nga xhepat e tyre 99 mln euro.

Deputeti tha se për koncesionin e pullave fiskale, qytetarët kanë paguar 4 mln euro në vit dhe në 11 vite 44 mln euro, ndërsa për markimi i karburanteve u ka kushtuar 5 milion euro në vit, dhe në 11 vite 55 milion euro, në total 99 milion euro.

“Këto nuk i ka paguar qeveria, nuk kanë dalë nga buxheti i shtetit për koncensionarin, por i kanë paguar drejtpërdrejt qytetarët sa herë kanë blerë karburant e produkte akcize që kishin të vendosur pullën fiskale”, tha ai.

Braçe: E dini sa paguajnë shqiptarët. Ky i pullave fiskale, i kushtonte qytetarëve, atyre që konsumonin produktet akcize, 4 milion euro në vit, në 11 vite, 44 milion euro. Ky i markimit të karburanteve u ka kushtuar 5 milion euro në vit, në 11 vite, 55 milion euro. Të dyja bashkë bëjnë 99 milion euro, e deri në 100, sepse ka pasur periudha që është paguar edhe më shumë. Këto nuk i ka paguar qeveria, nuk kanë dalë nga Buxheti i Shtetit për koncensionarin, por i kanë paguar drejtpërdrejt qytetarët sa herë kanë blerë karburant e produkte akcize që kishin të vendosur pullën fiskale. Kjo është, të dyja kontratat kanë pasur detyrime të rëndësishme, mbi të gjitha gjurmimin e produkteve të akcizës dhe të karburanteve.

Ndër të tjera, ai u ndal tek protesta e fermerëve për prodhimet e mbetura stok dhe të pa shitura, ku u shpreh se bujqit duhen mbrojtur.

Braçe tha se në këtë periudhë, në kulmin e korrjes së dritharëve, në portet tona janë dyndur anijet me drithë nga Ukraina e Rusia, duke theksuar se për disa kompani ruse janë vendosur edhe sanksione.

“Protestat nuk i ndalohen kërkujt dhe protesta është e shëndetshme për çdo grup që ndjehet i lënë mënjane e që ndjen s epo i hapët haku në një treg që kemi votuar të jetë i lirë. Ama prodhimi i bujqve duhet mbrojtur. Një seri anijesh, tamam tani në pikën e korrjes së drithërave janë lëshuar nëpër portet tona, origjina e tyre është Ukraina dhe Rusia. Për Rusinë na duhet edhe kontrolli se kemi sanksione për disa kompani atje. A kontrollohet apo jo lista e tyre. Kompanitë që importojnë nuk janë të huaja, pro shqiptare. E ai model tregu ka sjellë këto pasoja”, tha Braçe.

Etiketa: erion braceparlamenti
Pas

Mediu kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Po bëhen pazare okulte! Të shtyhet diskutimi!

Para

Situata e zjarreve, Balla në Kuvend: Duhet vullnetarizëm, mbështesni forcat zjarrfikëse. Nuk përballohen situatat me 1300 punonjës

Para
Balla ka kujtuar 80-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi: Kuvendi të kujtojë dëshmorët e botës së lirëvjetorin

Situata e zjarreve, Balla në Kuvend: Duhet vullnetarizëm, mbështesni forcat zjarrfikëse. Nuk përballohen situatat me 1300 punonjës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

PAMJET e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në 2024

Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

Ilir Meta thirret në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: 50% grant për ndërtimin e serrave diellore

Forcat izraelite vrasin të paktën 27 persona që po prisnin për të marrë ushqim në Gaza/ Vizita e ministrit në Al-Aksa shkakton zemërim

Uashington, piloti shpall emergjencën pas defektit në motorin e avionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.