22:25 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Për 3 dekada i ndaluar, rinis shkëmbimi mes Shqipërisë dhe Serbisë për produktin e rëndësishëm..

23:35 | 17/03/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për 3 dekada i ndaluar, rinis shkëmbimi mes Shqipërisë dhe Serbisë për produktin e rëndësishëm..

Në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u bë me dije se në datë 6 Mars 2018 u bë takimi midis Delegacionit të Republikës së Serbisë të kryesuar nga Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe delegacionit Shqiptar të kryesuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

Në këtë takim u ra dakort që duke respektuar kërkesat dhe standartet shëndetësore të të dy vendeve, të përgatiten të gjitha procedurat ligjore që do të mundësojnë që shkëmbimet tregëtare ndërmjet vendeve tona të përfshijnë edhe eksportin nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Serbisë të kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, mishit të freskët të tyre.

“Në vijim të dakortësisë ndërmjet dy delegacioneve, pas negocimeve të shumta me palën serbe, është rënë dakort për modelin e çertifikatës shëndetësore për eksport nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Serbisë të mishit të dhenëve dhe dhive si dhe të çertifikatës shëndetësore për eksport të kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi

Jemi njoftuar nga autoritetet Serbe se, aktualisht, çertifikatat shëndetësore për eksportin nga Republika e Shqipërisë për kafshët e gjalla dhen dhe dhi dhe mishin e tyre janë fuqi dhe përcjellë në pikat inspektimit kufitar të Serbisë. Në këtë mënyrë konsiderohet që eksporti i tyre është i hapur dhe ngarkesat mund të nisen në çdo kohë.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për blegtorët shqiptarë, deri më sot, i gjithë prodhimi i tyre ishte i dedikuar vetëm për tregun e brendshëm. Nga sot, këtij tregu i shtohet edhe një treg tjetër prej rreth 7 milionë banorësh sic është ai i Serbisë

Gjedhi në vendin tonë rritet kryesisht në kullotë të lirë, cka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun serb, i cili sot furnizohet kryesisht nga vende që shumicen e mbarështimit e realizojnë me anen e rritjes intensive.

Në Shqipëri mbarështohen rreth 3.000.000 të imta të cilat çdo vit lindin rreth 2.400.000 qingja dhe keca vetëm për therje. Këta qingja në therje janë me një mesatare 10-15 kg mish për krerë, një vlerë ekonomike në total 25,2 miliard Lekë ose rreth 191 milion Euro. Është hera e parë pas vitit 1990 që do të eksportohen kafshë të gjalla të llojit të imta ose mishi i tyre drejt një vendi të huaj

Ky është hapi i parë drejt objektivit kryesor të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, celjes së eksporteve drejt Bashkimit Europian” thuhet në njoftimin e MBZhU.

Burimi: Monitor

Pas

“Der Kanun”, për herë të parë botohet në gjermanisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit

Para

Gruaja e nobelistit gjendet e pajetë në koshin e mbeturinave, vuante prej kohësh…

Para
Gruaja e nobelistit gjendet e pajetë në koshin e mbeturinave, vuante prej kohësh…

Gruaja e nobelistit gjendet e pajetë në koshin e mbeturinave, vuante prej kohësh...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.