Pas publikimit të transkripteve të disa telefonatave të Fredi Alizotit, i njohur si aktor i audio-përgjimit “Babale”, ka reaguar edhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ai i është përgjigjur deputetit të PD-së Ervin Salianji i cili disa minuta më parë nxorri disa dokumenta të cilat pretendon se janë të prokurorisë. Gazetarja Eni Vasili lexoi live në emisionin “Open” në mesazhin e dërguar nga Balla.
“Më vjen keq për Salianjin, për llumin ku është zhytur. Nuk ka asnjë komunikim timin me kunatin e Babales.”, shkruhej në mesazhin e Taulant Ballës lexuar nga gazetarja Eni Vasili.
Ndërkohë kujtojmë se, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka vijuar me publikimin e fakteve lidhur me Fredi Alizotin, kunatin e “Babales”, i cili pretendon se ka aktruar si Agron Xhafaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka publikuar transkriptet e disa telefonatave të Fredi Alizotit, në një prej të cilave ai shprehet: “Dëgjo mua dëgjo, ej, 5 minuta vjen më merr Drejtori i Përgjithshëm i Fierit këtu. pesë muhabete i ka bërë. Mora një pako të mirë.”
Në postimin e tij Salianji shprehet:
“XhafajGate!
Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti.
Si u fabrikua “aktori”?!
Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!
Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë.”
Sipas tij ky është “Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare”, ndërsa paralajmëron duke thënë: “Deri tani kemi parë shumë pak ?”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post