Lajmi i arrestimit të gazetarit 26-vjeçar Roman Protaseviç ka bërë bujë në mediat botërorë. I riu është dënuar me vdekje nga regjimi i presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, pasi akuzohet për nxitje të protestave kundër shtetit.
Gazetari bjellorus është një nga themeluesit e medias opozitare NEXTA, një kanali televiziv të quajtur Telegram që është bërë një nga burimet kryesore të lajmeve për protestat në Bjellorusi. Gazetari ndihmoi në koordinimin e protestave dhe konsiderohet kundërshtar i qeverisë së vendit pasi ka mbuluar përgjatë gjithë vitit 2020 demonstratat anti-qeveritare.
Protashevich kërkohej në Bjellorusi me akuzat e organizimit të protestave masive, ndërsa KGB e ka futur atë në listën e terroristëve dhe do t’i duhet që të përballet me dënimin me vdekje në Bjellorusi. Protasevic ishte në Athinë për të mbuluar pjesëmarrjen e Svetlana Tikhanovskaya, udhëheqjen e opozitës bjelloruse. Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, ai kishte pikasur se po ndiqej nga persona të dyshmitë. Shqetësim që ia shprehu dhe kolegëve të tij.
Pasditen e sotme, presidenti i Bjellorusisë Lukashenko urdhëroi uljen e detyruar të një fluturimi Ryanair duke shpikur skenarin se në bord kishte një bombë. Pikërisht në këtë moment u arrestua gazetari, lëvizje që është kritikuar nga ndërkmbëtarët dhe Bashkimi Europian.
(E.H/Faxweb.al)