17:00 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Për çfarë kemi dhe nuk kemi nevojë ne qytetarët tani?

07:59 | 27/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSHTE SUPLEMENTARE PËR T’U INTEGRUAR NË BE-Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga*

– Kemi nevojë për dialog pa mbarim deri në zgjidhje midis partive politike, në tavolina, sy më sy, jo për mungesë debati politik.

– Kemi nevojë për t’i përfshirë miqtë tanë perëndimorë në suksesin e negocimeve politike dhe jo t’i bëjmë ata të na përplasin derën duke na lënë në vetminë e madhe të pranverës së ftohtë.

– Kemi nevojë për t’i përgatitur zgjedhjet elektorale që nëse duhet të shtyhen edhe disa muaj meqë klasa politike u tregua e paaftë të respektojë edhe kontratën më minimale me ne, pra t’i organizojë në afatet kushtetuese, dhe jo të shohim mitingje me militantë ku dëgjojmë sesi nuk do bëhen zgjedhje.

– Kemi nevojë të ndryshohet rrënjësisht ky kod i mallkuar elektoral që iu ka dhënë vota të pamerituara atyre që nuk e meritojnë, duke realizuar barazinë dhe drejtësinë e garantimin e votës së lirë, dhe jo ligj elektoral monopol i partive që nuk lëshojnë monopolin e pushtetit.

– Kush do të na qeverisë ne duam ta përcaktojë vota e lirë dhe jo ultimatumet, mitingjet me thirrje përjashtuese ndaj krahëve politikë reciprokë, kundërshtarë.

– Ne duam zgjedhje që të përcaktojë fituesin dhe jo fituesa që vetëshpallen duke i konsideruar zgjedhjet si konfirmim i fitoreve paraelektorale.

– Jo zgjedhje pa opozitë, as opozitë që nuk shkon në zgjedhje, si në Kavajë, një test që na përgatit barbarinë e ardhshme, por zgjedhje ku opozita të ndihet e barabartë me partitë në pushtet, dhe opozitë që bën cmos që zgjedhjet të kryhen sa më mirë.

– Ne duam që ata që kanë shkelur ligjin, janë inkriminuar, të korruptuarit, të ikin, t’u bëhet e pamundur atyre që kanë abuzuar me detyrën duke kanabizuar vendin, të ndikojnë zgjedhjet, t’i prishin si i kanë zakon zgjedhjet, dhe jo që edhe qytetarët të nisin të shkelin dhe mos respektojnë ligjet.

– Ne kemi nevojë që hapësira publike të kontrollohet nga qytetarët e lirë që duan të votojnë lirisht dhe jo nga mitingje me militantë, nëpunës, thërritës të paguar, që brohorasin sesi ja bëmë mirë atyre të krahut, lagjes apo grupit tjetër.

– Ne kemi nevojë që pikat ku mund të realizohen marrëveshjet që na cojnë në zgjedhje të lira të thellohen, të bëhen autentike, dhe jo që politikanët të shajnë njeri tjetrin në distancë, pa fleksibilitet, duke na cuar në një Shqipëri ku nuk ka zgjedhje, nuk ka ligj, nuk ka institucione legjitime, nuk shprehet vullneti popullor, ku ligjin e bën korrupsioni, arroganca e të fortëve dhe militanti i kthyer në administrator.

– Ne duam garë të lirë elektorale dhe jo konfrontime sociale paraelektorale.

– Ne nuk duam seanca sherresh në Kuvend të transmetuara në televizion, ne kemi nevojë të shohim live në televizion negociata që të mos bëhen fshehtazi nga ne në kulisa të nëndheshme.

– Ne duam që fushatat elektorale të bëhen për të na cuar në ditën e zgjedhjeve ku do vendosim ne, dhe jo për fushata elektorale që të na tregojnë sesi nuk do bëhen zgjedhjet.

– Ne duam fushata elektorale me programe për ndryshime rrënjësore që të na japin të drejta politike, punë, mirëqënie, paqe, dhe jo fusha elektorale ku në fund sukses do të quhet se ja u bënë zgjedhjet.

– Ne duam një klasë të rinovuar politike, me shumë zëra, me zëra të besueshëm, dhe jo riprodhim në politikë përjetësisht të të njejtëve deputetë.

– Ne duam pra që ministra, deputetë, nëpunës, të zgjedhin ose të shkojnë të kandidojnë këmbëzbathur, kokëulur, zemërhapur para qytetarëve nëse duan të marrin votën, dhe jo për mitingje me policë, arsimtarë, nëpunës të dhunuar, punonjës bashkish që i thërrasin me pahir në mitingje paraelektoralë ku dëgjojmë si brohorasin sesi nuk do bëhen zgjedhjet ose sesi zgjedhjet do të bëhen pa opozitë.

 

Etiketa: artan fugafugakrizazgjidhja e krizes
Pas

Franca akuzon Sirinë: Po përdor gazin sarin, Shteti Islamik s’e posedon

Para

”Të gjithë jemi të veçantë”, Dafina Zeqiri komenton marrëdhënien me Elvana Gjatën dhe kolegët e tjerë

Para
”Jam nga Suedia”, ”lum” kritikash për Dafina Zeqirin, njësoj si ndodhi me Bleonën

''Të gjithë jemi të veçantë'', Dafina Zeqiri komenton marrëdhënien me Elvana Gjatën dhe kolegët e tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Kriza humanitare në Gaza dhe përpjekjet për armëpushim, i dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun

Ministri i Jashtëm francez: Sistemi i ndihmës së Fondacionit Humanitar në Gaza ka krijuar një masakër të vërtetë

Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.