Kur vjen puna tek çmimet e një dreke, kapuçinoje, shishe vere ose birre, apo të këpucëve prej lëkure, një palë xhinse, taksisë, naftës dhe deri tek qiraje, vendet e rajonit kanë çmime të ndryshme.
Me pagat mujore të ulëta duhet të bëhet kujdes kur destinacioni që zgjidhni është Mali i Zi, Italia apo Greqia. Shqipëria së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë renditen ndër vendet që kanë çmimet më të ulëta të produkteve ushqimore si dhe kostot më të ulëta të jetesës në rajon.
Më e lira është Kosova, me koston e jetesës 16.06% më të ulët se në Shqipëri. Pavarësisht çmimeve më të lira, qiraja në Kosovë është 27.43% më e lartë se në Shqipëri.
Kosto e jetesës në Maqedoni është 4.64% më e ulët në se në Shqipëri. Edhe qiraja në Maqedoni rezulton se është 4.84% më e ulët se në Shqipëri.
Në krahasim me Shqipërinë, kostoja e jetesës në Serbi është 4.85% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Serbi është 15.79% më e lartë se në Shqipëri.
Kosto e jetesës në Mal të Zi është 21.49% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Mal të Zi është 53.14% më e lartë se në Shqipëri.
“Në shtetet e zhvilluara fqinjë, kosto e jetesës është shumë më e lartë, por normalisht këto vende kanë dhe të ardhura shumë më të larta, që amortizojnë këto kosto.
Sipas Numbeo, kosto e jetesës në Itali është 161.72% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Itali është 245.10% më e lartë se në Shqipëri.
Kosto e jetesës në Greqi është 73.45% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Greqi është 62.91% më e lartë se në Shqipëri.”, shkruan “Monitor”.
Dreka
Sa i përket një dreke për dy persona në një restoranr mesatar, ajo mund të konsumohet më lirë në Maqedoni me vlerë rreth 13 euro, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri me vlerë 15 dhe 16 euro.
Një drekë në rajon, kushton më shtrenjtë në Mal të Zi, konkretisht 25 euro, ndërsa për një drekë me dy persona në Itali duhet të matesh mirë, pasi mund të shpenzosh mesatarisht 50 euro.
Një kapuçino është më e lirë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri ku kushton rreth 1 euro) dhe më e shtrenjtë në Greqi (gati 3 euro).
Produktet ushqimore
Sa i përket vlerave monetare të produkteve ushqimore, qumështi dhe buka janë ndër më të shtrenjtat në rajon, në Shqipëri, sipas tabelave krahasuese. Buka është më e shtrenjtë vetëm në Mal të Zi.
M ë të lira në tregjt shqiptare janë djathi, mishi i pulës, veza, por gjithsesi më e lira në vlerë absolute për këto produkte është Kosova.
Me 4.36 euro, një shishe verë mesatare, vlerësohet më e shtrenjta në rajon, ndërsa në Itali e Greqi është 6 euro.
Cigarja (malboro) është më e lirë në Maqedoni, me 1.95 euro një paketë, ndërsa në vendet e tjera luhatet mes 2.2 dhe 2.4 euro. Më e shtrenjtë është në Itali, me 5.4 euro.
Transporti publik, nafta
Pavarësisht çmimit të lirë të shërbimit të transportit publik, cilësia lë për të dëshiruar. Për naftën, me 1.23 euro për litër, Shqipëria mban rekord në rajon.
Taksat e larta bëjnë që shqiptarët të harxhojnë për karburante më shumë se në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Kosovë, që paguajnë rreth 1 euro, ose dhe më pak për këtë produkt.
Në krahasim që Numbeo bën për makinat, për dy modelet e marra në konsideratë, Volkswagen Golf 1.4 dhe Toyota Corolla 1.6l, ato janë më të lira në Shqipëri dhe Kosovë.
Qiraja
Nëse dëshiron të blesh një apartament në Shqipëri, kushton më lirë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, përjashtim bën këtu Tirana.
Në Tiranë, çmimet po mbërrijnë mesataren e rajonit, me rreth 1200-1500 euro për metër katror (brenda qendrës). Më lirë është Maqedonia, ku çmimet janë ende nën 1000 euro. Më të shtrenjtat mbeten Italia (me rreth 5000 euro/m2 dhe Greqia, rreth 4000 euro). Ndërsa periferia në qytetet shqiptare, me rreth 500 euro për metër katror, është më e lira në rajon.
Pagesa mujore për shërbimet bazë (ujë, drita e ngrohje për një apartament 85 m2) kushtojnë më lirë në Shqipëri, më pas vjen Kosova. Më shtrenjtë u kushton serbëve. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”783″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
D anyone the item dating back to just two weeks right bash condensation. All the stuff regarding this stay may perhaps be superb, Of which an impressive chance to learn. Which been doing a fantastic job training you what to my job on this season to obtain a few play against one stage further.
promo code abercrombie http://www.abercrombie-coupon.com/listing-category/promo-code-abercrombie