12:55 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Për dermatozën nodulare të gjedhve asnjë kompensim nga Ministia e Buqësisë, mund të rikthehet (VIDEO)

21:58 | 07/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Për dermatozën nodulare të gjedhve asnjë kompensim nga Ministia e Buqësisë, mund të rikthehet (VIDEO)

Para tetë muajsh u shfaq sëmundja e dermatozës nodulare në vendin tonë, por sot  emisioni “BOOM” në Ora News zbulon se kompoensimi i banorëve që kanë humbur lopët nga kjo sëmundje apo që vazhdojnë t’i kenë të infektuara nuk ka ndodhur ende.  Po kështu një veteriner në fshatin Rrapez të Lushnjës thotë se ekziston edhe mundësia e tregetimit të qumështit dhe mishit të lopëve të infketuara megjithë alarmin se ato nuk duhen konsumuar.

Ministria e Bujqësisë pranon se për të eliminuar dermatozën duhen asgjesuar edhe lopët e infektuara por deri tani nuk ka ndodhur asnjë nga këto. Me ardhjen e pranverës dhe verës do të rritn temperaturat dhe sëmudja e dermatozës nodulare mund të rikthehet në vend. Sipas  “BOOM”, ende  në fshatin Rrapëz të Lushnjes  dhjetëra gjedhë vijojnë të kenë simptomat e kësaj sëmundje, edhe pse ajo u shfaq në verën e vitit të shkuar.

Investigimi:

Fermer: Ka filluar ti bjerë lëkura, gjoksin e ka gunga gunga dhe nuk jep as qumësht asgjë.

Banore: Shteti i bëri atë që ngrodhi lopa se po të ishte bërë vaksina nuk do të kishte ngordhur lopa. Shiko qelbi i lopës, cdo cep e lëkurës po i  bie.

Të dorëzuar përballë varfërisë, fermerët janë të detyruar ta shesin atë pak qumësht që marrin nga  lopët e sëmura, fakt ky i pranuar edhe nga veterineri i zonës.

Gazetarja: Si e kontrolloni ju këtë qumësht?

Veterineri: Po unë tani nuk do vete në çdo familje fshatari të ruaj, se unë i bie të jem…se nuk e di sa banorë ka e gjithë komuna, të jem unë në çdo shtëpi të tyre kur mjelin ato lopët.

 Ministria e Bujqësise pranon se për të  frenuar përhapjen e dermatozës duhet të asgjesohen të gjitha  lopët me shenja klinike të sëmundjes ,ende  nuk ka marre asnje  mase konkrete.

“Nuk mund të mbahet më një kafshë që ka shenjat klinike të sëmundjes. Ideja e kompensimit është hedhur qysh nga tetori. Tani duhet të bëhet një tjetër kërkese, nuk është edhe aq e thjeshtë për tu kompensuara. Mirë do ishte që të shkatërroheshin të gjitha kafshët që janë të prekura nga dermatoza”

E ndërsa ende nuk është bërë kompensimi i 1954 lopëve të ngordhura, ne pah del një tjetër problem që pranohet nga ministria ai i kompensimit të lopeve të Infektuara me dermatozë nodulare.

Ministri i Bujqësisë tha se shteti ka akorduar një fond prej 3 mln eurosh dhe në fillim të janarti do të nisë shpërndarja.

Dhjetor 2016 Panariti: Fondi që kërkohet për zëvendësimin e kafshëve të dëmtuara me kafshët e rracës tashmë është akorduar. Në fillim të janarit do të vijë një trupë zviceranë specialistë të mirë të blektorisë që së bashku me mua do të përcaktojnë rracat të cilat u përshtaten më mirë zonat ku kanë ndodhur dëmtimet dhe menjëherë do të fillojë procesi i blerjes së kafshëve të rracës.

 Gazetarja: Si e kontrolloni ju këtë qumësht?

Veterineri: Po ne marrim masa, shkojmë it hemi që ky qumësht nuk duhet të konsumohet nga njerëzit, duhet të groposen e të gjitha me radhë…

Gazetarja: Po ato e shesin qumshtin

Veterineri: Po unë tani nuk do vete në çdo familje fshatari të ruaj, se unë i bie të jem…se nuk e di sa banorë ka e gjithë komuna, të jem unë në çdo shtëpi të tyre kur mjelin ato lopët.

Gazetarja:  Ja keni raportuar ministrisë së Bujqësisë këtë situatë?

Veterineri: Ja kemi raportuar, unë i raportoj veterinerit në bashki, veterineri raporton më lart. Qumështi është i konsumueshëm për mendimin tim 

Gazetarja: Po për mendimin e AKU nuk është

Veterineri: Për mendimin e AKU nuk është është

Gazetarja: Atëhere si i bie?

Veterineri: Atë po them edhe unë, ne shkojmë bëjmë politikën tonë, it hemi njerëzve mos e shisni..

Gazetarja: Unë isha në Rrapëz dhe lopët janë të sëmura nga dermatoza nodulare, i bie lëkura copë copë . Domethenë sëmundja nuk ka ikur dhe ky qumësht konsumohet.  Ky është një problem shumë i madh, se njerëzit po konsumojnë qumështin e lopëve të sëmura…

Veterineri: Ia kemi raportuar ne, it hemi edhe njerëzve, i kemi thënë që këtë qumësht ta hedhin, mos ta konsumojnë njerëzit. Tani të thashë edhe njëherë. Unë nuk mund të vete në çdo shtëpi ti them çdo njeriu aman mos e ç ti këtë qumësht. I bie që unë të ndahem në 500 copa që të jem në çdo shtëpi

Aldin Lika, specialist në ministrinë e Bujqësisë: Në të gjithë vendin që nga fillimi i shfaqjes së epidemisë janë prekur gjithësej 6338 lopë, nga këto kanë ngordhur 1954 lopë.

Gazetarja: Legjislacioni veterinar në fuqi përcakton qartë masat që merren për kontrollin e Sëmundjes së Dermatozës Nodulare të Gjedhit. Masat e kontrollit përfshijnë: Shkatërrimin (skartimin/vrasjen) e të gjitha kafshëve me shenja klinike të sëmundjes dhe therjen e të gjitha kafshëve të tjera në cdo tufë të prekur.

Aldin Lika, specialist në ministrinë e Bujqësisë: Therrja e të gjitha kafshëve të prekura dhe të infektuara është pak e vështirë për situatën në Shqipëri.

Gazetarja: Të gjitha vendet që janë prekur kanë pasur këtë procedurë. Këto kafshë a duhen mbajtur?

Aldin Lika, specialist në ministrinë e Bujqësisë: Nuk mund të mbahet një kafshë që ka shenjat klinike, po kjo varet nga pronarët e kafshëve.

Gazetarja: Pronarët duan ti heqin këto, por problemi është a kompensohen?

Aldin Lika, specialist në ministrinë e Bujqësisë: Niveli i kompensimit do të jetë 100% për ato që kanë pasur ngordhje të menjëhershme. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Pas

I dyshuari për atentatin ndaj fisit Çapja, u arrestua në Elbasan dy javë pas krimit dhe u la i lirë

Para

Situatë e nxehtë në Zharrëz, grevistët-pushtetarëve: Gjakpirësa, kriminela, maskarenj… Do vdesim të gjithë sëbashku por nuk dorëzohemi! (VIDEO)

Para
Situatë e nxehtë në Zharrëz, grevistët-pushtetarëve: Gjakpirësa, kriminela, maskarenj… Do vdesim të gjithë sëbashku por nuk dorëzohemi! (VIDEO)

Situatë e nxehtë në Zharrëz, grevistët-pushtetarëve: Gjakpirësa, kriminela, maskarenj… Do vdesim të gjithë sëbashku por nuk dorëzohemi! (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

Shkodër / Arrestohet 31-vjeçari që ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin

Transferonin paratë e krimit nga Zvicra drejt Shqipërisë/ SPAK godet rrjetin kriminal të përfshirë në trafik droge

Kërcënohet drejtori i IKMT-së në Shkodër/ I vendoset kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

Tropojë / Arrestohet 25-vjeçari që plagosi me thikë një të ri në Bajram Curri

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, 60-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim (Emri)

Stuhia përmbys anijen turistike në Vietnam, 38 viktima dhe disa të zhdukur

Blindohet Saranda/ Dhjetëra forca në terren për kapjen e Ramadan Zotos, në kërkim për plagosjen e dy personave pak ditë më parë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 32 vatra, 9 mbeten ende aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.