Mbrëmjen e sotme në “BBVIP” është diskutuar lidhur me dasmën e Ilnisës dhe Meritonit.
Vesa ishte ajo që shprehu mendimin e saj si banorja që nuk mori ftesë, ndërkohë që tha se nuk i ka interesuar ftesa por më shumë i është dukur mungesë respekti.
“Ishte shumë e trishtë kur u zgjodh me vota të manipuluara çifti. Ne votuam njëherë dhe pastaj u përsërit. Ka pasur shumë momente disrespekti ndaj meje. Problemet i kam me Ilnisën. Mua për ftesën e dasmës nuk ma ndjeu. Më preku kur më tha si lidere e shtëpisë, rregullo shtëpinë, bëj punët sepse ne kemi dasëm.”- tha Vesa.