Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Kukës gjatë një takimi që po zhvillon në këtë qyetet në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “Fax News” protestuesit të irrituar kanë hedhur flakadanë ndaj kryeministrit , i cili është mbrojtur nga policia pasi turma ka qenë tepër e acaruar.
Fax News raporton se protesta është organizuar nga Partia Demokratike në Kukës dhe po zhvillohet përpara pallatit të Kulturës.
Siç duket dhe nga videot, protestuesit janë pothuajse të izoluar nga forcat e shumta policore që janë mbledhur në vendin ku po mbahet protesta. Qytetarët e Kukësit shkruajnë në panrkarta dhe me thirrje “Rama ik! Rama ik!” por edhe “Turp, Turp”.
Ndërkohë dhe më herët, gjatë një takimi të zhvilluar me qytetarët kryeministri Rama u prit me protesta dhe në Has. Kujtojmë se kryeministri Rama viziton Kukësin pas protestës së dhunshme të kuksianëve kundër tarifës në Rrugën e Kombit, protestë që tronditi jo pak qeverinë dhe që e detyroi të ulte tarifën për banorët e Kukësit nga 5 euro në 1 mijë lek të vjetra.
Kryeministri ndodhet në Kukës, i pranishëm në disa anëtarësime të reja në PS-në e Kukësit. Ai ka ripërsëritur sërsih premtimet e tij për aeroportin e Kukësit, ndërsa është shprehur se do të akordohet fondi edhe për ndërtimin e stadiumit të Kukësit. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post