Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se ëhstë ndjerë shumë mirë në Firence, ku u nderua kardinali Ernest Simoni Troshani.
Por gjatë qëndrimit në Firence Meta u pa të ishte në një tryezë me ish-deputetin e PS-së Tom Doshi, i cili e kishte akuzuar Ilir Metën se do i bënte atentat për ta vrarë, çfarë rezultoi në fund një skenar i sajuar.
Meta than ë “Syri.net” se Tom Doshi kishte qenë aty si njeri i afërt i kardinalit Ernest Simoni Troshani.
‘Së pari jam ndier shumë mirë 24 orë në Firence për shkak të vlerësimit të jashtëzakonshëm që i është bërë Kardinalit tonë nga vetë Kardinali i Firences dhe kryetari i bashkisë, por dhe nga mesha e veçantë që ishte zgjedhur për të vlerësuar kardinalit tonë, por në mënyrë të veçantë edhe nga mesazhi i papa Françeskut për kardinalin tonë.
Zoti Tom Doshi ka qenë i ftuar sepse është njeri i afërt i Kardinalit Troshani, unë kam qenë i ftuar edhe nga Kardinali i Firences të cilin unë e skisha ftuar të vinte në Shqipëri’, tha Ilir Meta.
I pyetur nëse Doshi I kishte kërkuar ndjesë pas akuzave të rënda, Meta u përgjigj “Zoti Peka shiko përpara. Ishim për ditëlindje për një festë, për mesazhe pozitive”.
(B.H/Faxweb)