10:25 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Për jetë të jetëve s’do ta ndryshonim”, Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet ftesës së Gjykatës me poezi për luftën

18:31 | 22/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Ramush Haradinajt, në Hagë thërritet dhe Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi është njëri nga personat e thirrur sërish në Hagë për të dëshmuar rreth luftës bashkë dhe njoftimin se se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Hagës e ka bërë të ditur vetë ish-kryetari i Kuvendit, i cili ka treguar se intervistimi i tij do të bëhet me 24 korrik.

Si kundërpërgjigje Krasniqi, ka zgjedhur të shkruajë një poezi e cila titullohet:  “Ikni ju, ne mos na ftoni”, dhe që e ka postuar në rrjetet sociale.

Postimi i plote:

IKNI JU, NE MOS NA FTONI!

A thua kush do të ishim ne sot
Pa ato jetë të shumta kazamatesh
S’e di as si do të flisnin sot disa
Po të vazhdohej shikimi veç në hava!

A thua do të ishim këtu ku jemi
Pa të madhërueshmen tonë Çlirimtare
Ajo që na liroi nga vargonjtë e robërisë
Pa të jo kurrë s’do t’i gëzoheshim Lirisë…

A thua ç’gjuhë do të flitej këndejpari
Mohuesit e trimërisë jo s’e thonë kurrë
Ata i nënshtrohen çdo soji e çdo fare
Se jetën e bëjnë besa vetëm për pare!

A thua bastardët pyesin për politikë
Tek turrin e bëjnë vetëm për pasuri
Parazitë që jetojnë nën çdo robëri
Ashtu siç jetuan sa e sa nën Serbi!

Epo, atë rrugë s’ua ndalim dot
Të ikin sa më parë,madje që sot
Shqiptarët jo kurrë mos i ftoni
Ikni, kështu ju dua, mos hezitoni!

Në rrugën e tradhtisë mos na ftoni
Rrugën e Lirisë me Çlirimtaret
Për jetë të jetëve s’do ta ndryshonim
Ato gjurmë të Jetës në Ne janë mishëruar!


(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: JAKOP KRASNIQI
Pas

VIDEO/ Sulmuesi ekzekuton penalltinë më të dështuar të vitit

Para

Përplasjet e djeshme në Astir, Artan Manushaqe: Provokuan policët, banorët kërkojnë ja vdekje ja liri

Para
Përplasjet e djeshme në Astir, Artan Manushaqe: Provokuan policët, banorët kërkojnë ja vdekje ja liri

Përplasjet e djeshme në Astir, Artan Manushaqe: Provokuan policët, banorët kërkojnë ja vdekje ja liri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

“Plazhi i Lirë” /Policia çliron hapësirë publike në Golem, sekuestron 100 çadra dhe shezlongë

Kapet me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Kuçovë

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Komandanti i ushtrisë iraniane: Do të ketë një ‘përgjigje të fortë’ ndaj sulmeve të SHBA-së

Velipojë/ Rrezikoi pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, drejtuesi i skafit gjobitet me 1 mln lekë

Siri/ Sulm terrorist në një kishë ortodokse në Damask, 22 viktima dhe 52 të plagosur (VIDEO)

Konflikti në Rripin e Gazës, Spanja: Do t’i kërkojmë Këshillit të BE-së që të autorizojë pezullimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin

Sulmet Iran-Izrael, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.