19:04 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Për këtë ia vlen djegia e mandateve”, Shehi paralajmëron ndërkombëtarët: Ja 2 kushtet që të kthehemi në Kuvend

16:24 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dash Shehi i bashkohet protestës tek ‘Unaza e Re’: Praktikisht është kthyer Enver Hoxha, rezistoni!

Teksa mazhoranca beson se opozita do të rikthehet në parlament për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përfaqësues të opozitës së bashkuar kërcënojnë me djegie të mandateve. Edhe Parlamenti Europian kërkoi në miratimin e rezolutës për Shqipërinë që dialogu të zhvillohet brenda institucioneve. Por aleati i demokratëve, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa thotë se për këtë çështje është diskutuar edhe me kryetarin e demokratëve Basha, e quan të pavend kërkesën e Brukselit që opozita të zërë vendet e lëna bosh në parlament.

“Ia vlen edhe djegia e mandateve për hir të kësaj gjëje, një pjesë e politikës ia vlen të vetësakrifikohet që t’i kujtojmë Europës se këtu po ndodh diçka thellësisht e keqe. Ne nuk kthehemi në parlament. Kemi shumë respekt për Brukselin, por për këtë thirrje patetike…Ne gjykojmë që vendosmëria jonë do t’ia dalë t’ia bëjë të qartë edhe Brukselit se kush janë problemet reale të Shqipërisë se shpesh herë nuk e kuptojnë”, tha kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Vetëm pas plotësimit të dy kushteve thotë Shehi, Brukseli do ta shohë opozitën në institucione.

“Duam ligj për Vettingun në politikë dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve që po vijnë. Kjo do ta bëjë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend. Nëse këtu nuk ka ndryshuar asgjë, as ndryshimi jonë nuk ka pse të ndryshojë.”

Aleatët në opozitë mbajnë të njëjtin pozicion në raport me mazhorancën, por kur flitet për reformën zgjedhore, të vegjlit janë në llogore të ndryshme me Partinë Demokratike. Me një reformë zgjedhore ende të papërfunduar dhe kur na ndajnë afro 6 muaj nga zgjedhjet vendore, Shehi i kujton kreut të demokratëve kërkesat për ndryshim të sistemit elektoral.

“Pavarësisht se PD nuk ka ndonjë entuziazëm të madh për ndryshimin e sistemit, e ka filluar me numërim elektronik, gjëra shumë të rëndësishme, por ne aleatët kemi pretenduar se Shqipërisë i duhet një sistem i ri zgjedhor… o lista të hapura, o zona të korrektuara maxhoritar me proporcional, Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar.”

Shehi përjashton çdo mundësi bojkoti të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit nga opozita, ndërsa thotë se nuk ka ende një vendim nga ana e opozitës për të dalë me kandidatë të përbashkët./TvKlan

Pas

“Lahuta nuk është shqiptare por serbe”, avokatja thirrje ministres Kumbaro: Ku je?

Para

Prishja e banesës në Laprakë, PD: Ishte e të afërmit të Havzi Nelës, të kujton firmën e Kristaq Ramës

Para
Prishja e banesës në Laprakë, PD: Ishte e të afërmit të Havzi Nelës, të kujton firmën e Kristaq Ramës

Prishja e banesës në Laprakë, PD: Ishte e të afërmit të Havzi Nelës, të kujton firmën e Kristaq Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.