Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arritur marrëveshja midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pas tre orë bisedimesh. Ende nuk kanë dalë detaje nga kjo marrëveshje por ajo që dihet është se marrëveshja është bazuar në paketën Mc Allister.
Rreth këtij lajmi të bujshëm dhe të shumëpritur kanë reaguar edhe një sërë gazetarësh në vend. Nuk mungojnë as batuat por edhe qëndrimet e tyre serioze të gazetarëve.
Klodian Tomorri: Sa bukur shkelqen dielli sot. Reforma ne drejtesi u zhbllokua. Vendit ju dha mundesia e zgjedhjeve normale. Ekonomise ju hoq nje lak i rende nga fyti.
Sic thote dhe Larry Summers, besimi eshte forma me e lire e stimulit per nje ekonomi. Ai shtrengimi i duarve dje injekton nje doze te larte besimi. Tani mbetet venia me shpejtesi ne jete e marreveshje.
Reforma ne drejtesi, nese zbatohet sic duhet mund te rrise, sipas Fondit Monetar Nderkombetar, deri ne 35% produktivitetin ne ekonomi. Nga ana tjeter, stabiliteti politik dhe konsolidimi tashme i nisur fiskal, pritet te permiresojne besimin e agjenteve ekonomik duke nxitur konsumin dhe investimet.
Te gjitha keto jane mese te mjaftueshme per te amortizuar cdo impakt negativ qe mund te vije nga goditja e ekonomise kriminale. Lufta ndaj ekonomise se zeze duhet te jete pa kompromis ne cdo segment te saj, qe nga droga e deri tek pastrimi i parave apo trafiqet e tjera. Sot eshte dite e bukur, me te vertete.
Elton Metaj: Detaje nga marrëveshja për kolegët që po e hamendësojnë datën e zgjedhjeve: Procesi i votimit do të hapet më 18 qershor dhe do të mbyllet më 23 korrik. Gjatë këtyre 35 ditëve mund të votoni kur të doni…
Mimoza Koçiu: Ja per kete moment rron ky popull, Krah per krah dhe te dy te dakordesuar per te mos folur sonte. P.S. sa takikardi do kete shkaktuar kjo pamje e ky komunikim lakonik.
Bledian Koka: Amarcord… Si tha Rama pas takimit te fundit tek Presidenti? Po te kishim arritur marreveshje do te dilnim te dy bashke me Lulzim Bashen t’a deklaronim? p.s…dhe ata dolen bashke .
Brizida Gjikondi: S’mund të gëzohemi për këtë klasë politike antikombëtare që traumatizoi ne ekstrem shqiptaret thjesht për pazaret e veta.
Zamira Çavo: Marrveshja u be.! Kush fitoi? ATA! Popullit te pakten ju “hap rruga” bulevardi Per mua : Pa ikur nga skena politike Berisha nuk iken as Rama e as Meta. (J.V/Shuplaka)