Festivali i Kanës i këtij viti, ka thyer rekordet për numrin e shqiptarëve që kanë shkuar atje për të ndjekur eventet e shfaqjeve të filmave apo të tjera evente përgjatë javës më të rëndësishme të qytezës bregdetare.
Ditën e djeshme, velina e “Xing me Ermalin”, Belinda Dragoti, tregoi se edhe ajo ka shkuar në Kanë.
Përmes një postimi në Instagram, 18-vjeçarja shfaqet e ulur në një limuzinë ndërsa lokacioni i fotos tregon se edhe ajo u është bashkuar figurave të shumta publike që janë atje këto ditë.
“Për ku?”, shkruan Belinda.
Javën e kaluar, në Kane për të promovuar filmin “Dy Gisht Mjaltë” ishte Ermal Mamaqi së bashku me Elvana Gjatën.
Discussion about this post