Kryeministri u krahasoi politikën me shahun, në krahasim me kundërshtarin politik që sipas Ramës e sheh politikën si damë duke përdorur metodën e pokerit , që të çon në bllof.
“Për mua politika është shah, nuk është damë. Sigurisht që dikush zgjedh ta luajë siç e sheh të arsyeshëm. Por nëse luan si damë duke përdorur metodën e pokerit, duhet të marrësh parasysh se me bllofin mund të fitosh shumë por mund të humbësh gjithçka.
Shahu ka strategji të tërë. Kur plani i zbulohet kundërshtarit, kundërshtari është mat. Sot jemi në kushtet kur nuk mundet dot të harrojmë. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë kundërshtarë.
Siç e dini shkuam deri te takimi famëkeq i Pallatit të Kongreseve, dy krerë Partie që rrinë në dhima të ndara, njëri me një gjerman dhe tjetri me gjerman tjetër. Ilir Meta ka pranuar menjëherë ofertën e ndërkombëtarëve, ndërsa unë jam shprehur kështu ‘’Nuk i pranoj po as i refuzoj, vetëm nëse PD-ja do të votojë Vettingun’’, po nuk patëm më shumë mundësi diskutimi pasi Basha u largua nga Pallati i Kongreseve.”