Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ndërsa komentonte rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve, është shprehur se sipas tij, supriza e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Për mua supriza është LSI. Ka dyfishuar mandatet në krahasim me vitin 2013-të. Tregoi se është një parti e ngujitur fort në territor. Do doja ta quaja suprizë deri diku edhe LIBRË-n edhe pse nuk mori asnjë mandat por tregoi se ndjenja e pakënaqësisë ndaj dy partive të mëdha është e fortë.”, shprehet Nazarko.
Kujtojmë se sipas të dhënave të KQZ-së, PS merr 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4, ndërsa PSD 1, pas numërimit të 3381 kutive të votimit ndërkohë që kanë mbetur për t’u numëruar edhe 1481 kuti.
Ndërkohë PDIU-ja ka 4 mandate: 1 në Dibër (Reme Lala), 1 në Tiranë (Shpëtim Idrizi) dhe 2 në Elbasan (Aqif Rakipi dhe Bujar Muça). 1 deputet e merr edhe PSD-ja me Tom Doshin në Shkodër. (D.D/Shuplaka)