05:34 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Për netët e nxehta të verës vjen për publikun dy ditë me rradhë Festivalit Ndërkomëbetar i Jazz-it

14:20 | 22/06/2017
në Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për netët e nxehta të verës vjen për publikun dy ditë me rradhë Festivalit Ndërkomëbetar i Jazz-it

Edhe këtë vit do të zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkomëbetar të Jazz-it dhe Verës, i cili do të bëhet në datat 7 dhe 8 korrik, në Porto Palermo, Himarë. 

Në skenën me qiell të hapur plot pluhur yjesh në Porto Palermo, do të rrugëtojnë artistë të skenës së Jazz- it Internacional.  “Toka bën muzikë për ata që mbajnë vesh”,  me këtë moto do të fillojë edicioni i dytë i Festivalit ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës.

Andej prej nga i ka fillesat muzika e tokës dhe natyrës, gjithçkaja e tingullt e planetit tonë, prej nga buron dashuria, të cilës i falemi dhe rrekemi t’a ushqejmë dita-ditës, me kujdesin si ndaj një foshnje, njësoj dhe ndaj tokës, banesës tonë të përhershme. Ky është një prej mesazheve më të fuqishme që “Jazz & Wine Festival” përçon përmes urës muzikale.

Ndaj jo pa qëllim, ky edicion i dytë është zhvendosur në gjirin e Porto Palermos, dhe në mjediset e brendëshme të Kalasë së Ali Pashes. Festivali ka për qëllim, gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për vendet me vlera të rralla historike, muzeale dhe natyrore, të cilat duhet t’i mbrojmë dhe t’ua lëmë pas brezave që do të vijnë.

Një tjetër qëllim i “Jazz &Wine“ 2017”, është ta kthejë muzikën në mjet komunikimi mes kombeve të ndryshme dhe vendeve fqinje. Festivali do të ftojë në skenën e tij, artistë shqipëtarë nga diaspora dhe trojet e Shqipërisë si nga dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Kroacia, apo nga Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Kuba, Kolumbia, Gjermania, Hollanda, Turqia, etj., duke e kthyer gjirin e Panormos (emri i lashtë për Porto Palermon, që do të thotë “vend i mbrojtur”) në një port komunikimi përmes muzikës.

Emra që zbresin nga skenat ndërkombetare, disa prej të cilëve e shkelin për herë të parë, tokën tonë. E tillë është artistja nga Havana de Cuba, Maryali Pacheco! Pianistja dhe kompozitorja Pacheco shkrin me mjeshtëri disa zhanre muzikore. Ajo noton mes klasikes, jazz-it dhe ritmeve virtuoze latine. Gjithashtu mbi madhështinë e detit Jon do të ngjizen tingujt magjik të Balafonit, përformuar nga pinjolla e klanit të muzikantëve të mirënjohur “Keita” nga Afrika Perendimore – Mali, i famshmi Aly Keita.

“Latin Jazz“, dhe “Balkan-beat“ do të përqafen nën këmbë të Kalasë së Ali Pashait, duke bërë që muret e tij të zgjohen nga gjumi litargjik i atyre kohërave bëmamëdha. E ndërsa fjalët duhet të shijojnë njësoj, si vera për buzët, kjo e fundit është shoqëruesja besnike e dy netëve të Festivalit ku do të prezantohen verërat më përfaqësuese që vijnë nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Gjermania, Franca dhe Italia, shoqëruar me traditën e pasur të kulinarisë. Foleja e jazz-it, verës dhe dashurisë, ju pret në Porto Palermo, t’i gëzoheni së gjithës! /Elsa Ymeri

 

 

 

Pas

Presidenti i Kosovës, Thaçi, vizitë zyrtare tek abëreshët në Kalabri të Italisë

Para

SKANDALI/ Drejtoresha e Spitalit në Fier punëson veten si mjeke, merr dy rroga në të njëjtën kohë (DOKUMENTI)

Para
SKANDALI/ Drejtoresha e Spitalit në Fier punëson veten si mjeke, merr dy rroga në të njëjtën kohë (DOKUMENTI)

SKANDALI/ Drejtoresha e Spitalit në Fier punëson veten si mjeke, merr dy rroga në të njëjtën kohë (DOKUMENTI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.