13:03 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Për një foto të Myslimit në “drekën e gabuar”

10:35 | 15/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për një foto të Myslimit në “drekën e gabuar”

Nga Armand Maho

Shoh qe qenka bere gurgule e madhe per nje dreke te organizuar nga Myslim Murrizi ne divjake me disa krere te PD-se ne jug. Ne fakt para tre ditesh qellova me te ne tavoline dhe Roland Bejkon kur Myslimi i thirri per dreke, as per fitoren e as per humbjen, por thjeshte se kishin kohe pa u mbledhur. Me shumicen e tyre ka 25 e kusur vjet qe punon. Me ftoi dhe mua ne fakt qe sjam as antar partie, por si tip dembeli qe jam i thashe me shaka qe do vij kur te me bjere rruga dhe se kisha ndermend te shkoja deri ne divjake per nje pjate peshk! Kaq eshte historia e ” drekes se gabuar”

Fotoja e nxjerre ne ”Facebook” paska bere buje te madhe, dhe i paska ndare njerzit me dysh. Komente ofendime e sharje nga te dyja anet. Myslimi miku im ndoshta mund te jete pak gjaknxehte nga natyra, dhe komenti qe kish bere tek faqja e Jul Dedes ishte jashte normave etike per nje koment publik, por serish eshte i djathte 24 karatesh. Ata qe se dine Myslimi ka qene nder 16 deputetet qe mori mandatit ne vitin 1997, nen kercenimin e bandave te lushnjes qe te vrisnin per shume me pak. Por pashe se te dy palet kane marre listen e familjeve dhe i jane leshuar njeri tjetrit. Fakt qe tregon se plaga e 25 qershorit nuk do jete kollaj te mbyllet.

Debati parimor po shket drejt sulmeve personale dhe askush nuk e di se ku do dale. Sabotime mbledhjesh dhe foto se kush po del me shume triumfator. Ne fakt karshilleku nuk zgjidh asgje, ta shikosh ate qe deri dje e ke pasur shok armesh si armik nuk e di por vetem bashkim nuk sjell. Personalisht jam munduar te mbaj nje drejtpeshim duke njohur dhe gabimet e Bashes por dhe te atyre qe nuk folen per kater vjet dhe sot kercejne perpjete se pane qe u fluturoi mandati. Situata humbjesh ne keto 27 vjet PD ka perjetuar plot por perhere e ka gjetur forcen per tu ringritur. Ndoshta ishte dhe figura e doktorit ajo qe nuk lejonte situata te tilla.

Tabloja vijon te mbetet e zymte. Askush nuk po merret me faktin qe bashibozuket e OSHEE u jane leshuar ne kurriz fukarejve per ti rrjepur, qe trimat e tatimeve kane nxjerre koken dhe po derrmojne biznesin, qe listat e zeza qe nxjerr Rama perngjane me listat e emrave te kulakeve dhe borgjezeve ne gjyqet speciale. Nga ana e te pakenaqurve skam degjuar asnje fjale, asgje kurrkund. Inati me bashen u ka verbuar syte dhe spo i le te shohin me larg se hunda e tyre. Gjuha eshte 10 fish me e eger se ajo qe perdornin ndaj korrupsinit te Rames, koncensioneve e Beqjes, apo lali erit qe mban mbi kurriz vdekjen e nje 16 vjecari. Shkendija qe ndezi Basha me 26 maj pas publikimit te listave, u shnderrua ne uragan urrejtjeje pas 25 qershorit. Sa do vazhdoje eshte e veshtire te thuhet. Debati brenda nje force politike eshte perhere i shendetshem por kur kalon caqet e debatit parimor kthehet ne anarshi. Sot dhe nje foto e postuar me kolege mund te shnderrohet ne nje sherr verbal qe sdihet ku i del tymi. Basha ka detyrimin qe te sqaroje pozicionin e tij, duke lene menjane slloganet boshe qe nuk thone asgje, por po aq detyrim kane dhe ata qe kane marre flamurin pakenaqesise qe kete debat ta mbajne brenda kornizave parimore. Perndryshe zjarrin e shkaterrimit do jete veshtire ne mos e pamundur ta shuaje cdo kush, qofte ky dhe doktori qe deri tani ka preferuar te heshte!

Etiketa: armand mahodrekamahomyslym murrizi
Pas

Mbytet në “Uji i Ftohtë” në Vlorë një 15 vjeçar

Para

Çfarë ndodhi mes Julian Dedës dhe deputetit të PD-së, pse ndërhyri Bledian Koka

Para
Çfarë ndodhi mes Julian Dedës dhe deputetit të PD-së, pse ndërhyri Bledian Koka

Çfarë ndodhi mes Julian Dedës dhe deputetit të PD-së, pse ndërhyri Bledian Koka

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Arrestime dhe procedime për mashtrim me viza, drejtim në gjendje të dehur, kanosje dhe vepra të tjera penale

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

Halit Valteri zbulon detaje të reja: “Genci Maloku më tregoi kush vrau djalin e tij”

Fier-Lushnjë: Arrestime për drogë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe konflikte familjare

Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit/ Forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri, s’ka dëme në njerëz

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Pas përfundimit të luftës izraelito-iraniane, SHBA deklaron interes, Irani kundërshton

Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.