Sapo ka përfunduar takimi i Berishës me demokratët e Tiranës, dy demokratë të pozicionuar krah ish-Kryeministrit, Klevis Balliu dhe Flamur Noka kanë folur për Fax News.
Flamur Noka ka deklaruar se Sali Berisha ka dhënë mesazhin e qartë për një PD më të fortë dhe të bashkuar, në mënyrë që të rrëzohet Edi Rama.
“Mesazhin e dha doktor Berisha, një PD më e fortë, më e hapur, më e bashkuar, për të mundur Edi Ramën”, tha Noka.
Nga ana tjetër, në të njëjtën linjë ka qenë dhe Klevis Balliu, i cili tha se përjashtimi i Sali Berishës nga PD do të vendoset me votë dhe referendum.
“Tregon bashkim, që PD di të diskutojë dhe debatojë dhe është ngritur për votën e lirë. Do vendoset me votë dhe referendum, gjithë kjo energji tmerron Edi Ramën dhe gjithë kupolën e krimit të organizuar në qeverisje. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi së antarësia dhe askush ska mëe shumë rëndësi se qytetarët,” tha Balliu.
(E.H/Faxweb.al)