Në orën 18:00 do të nise takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratet e Durresit ne Pallatin e Kulturës në këtë qytet. Në një video të siguruar nga Fax News pak para nisjes se takimit shihet deputeti Edi Paloka, Oerd Bylykbashi dhe Ilirjana Kuçana të cilët do të jenë të pranishëm si mbështetës të Berishës. Qytetaret jane mbledhur ne sheshin “Liria” perballe Pallatit te Kultures.
Takimin Berisha e njoftoi në faqen e tij në Facebook, si dhe ftoi demokratët t’i bashkohen. Ai pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së ka ndërmarrë një aksion politik për largimin e kryetarit Lulzim Basha.
Në 3 takimet e mëparshme, të mbajtura në Tiranë, Vlore e Fier, e ka akuzuar Bashën si të shitur tek Rama. Ish-kryeministri ka nisur mbledhjen e 1500 firmave të anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë kundër Bashës.
Ndërkohë, Basha u shpreh javën e kaluar për median se nuk do të lejojë asnjë Kuvend partie të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e SHBA-ve.
(E.D/faxweb.al)