Një aksident që për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi, ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Shirokë-Zogaj.
“Reagoj për Shkodrën” ka mundur të sigurojë edhe foton, ku autobusi me 20 persona ka dalë nga rruga për shkak të dëborës.
“I bëjmë thirrje kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltan Ademit që të marrë masa të menjëhershme dhe të nisë punën për zhbllokimin e rrugëve.
Sepse nëse nuk merret asnjë masë, Voltana Ademi do të jetë përgjegjësja kryesore për aksidentet tragjike që mund të ndodhin”, thuhet në njoftimin e qytetarëve.
(E.K/FAXWEB.AL)