09:09 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Për pak vdiq nga “Balena Blu”, 14-vjeçarja Anika: Ndihesha sikur bota më urrente, më kërcënoi se do më vriste prindërit dhe motrën nëse nuk luaja

14:51 | 13/06/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
10 ditë pa ngrënë dhe me shenja vetëplagosje në trup, ZBULOHET rasti i dytë i “Balenës Blu” në Shqipëri (12 vjeçarja e prekur)

Rasti i 14-vjeçares Anika C. është rasti i dytë i shënuar në Shqipëri lidhur me lojën “Balena Blu” që fatmirësisht është zbuluar duke shmangur fundin fatal. Në një intervistë për “Dritare.net”, 14-vjeçarja nga fshati i Gjirokastrës dhe nëna e saj kanë folur konkretisht për këtë rast.

Fillimisht nëna e adoleshentes, Alketa C. ka treguar se nuk ishte në dijeni të ngjarjes. Ajo detyrohej ta dërgonte vajzën në shkollë në Gjirokastër për shkak të mungesës të një institucioni arsimor në fshat. Pavarësisht shenjave që i kishin vërejtur, e bija 14-vjeçare i gënjente duke u thënë se ishte vrarë. Nëna e të miturës shpjegon se gjithçka e mori vesh nga mësuesja, pasi nuk kishte aspak dijeni për lojën e rrezikshme “Balena Blu”.

“Ishte mësuesja ajo që komunikoi me ne, unë nuk dija gjë për këtë Balenën Blu. Kur mbaronte shkolla vajza takonte Anën dhe në atë kohë i bënte ato që i kërkonte Balena. Balena i kërkonte të gjuante veten me shpulla, të ikte nga ora e mësimit, mos të shkonte në shkollë, të merrte 4, të lagte shoqet me ujë, të zihej me shokët, të shkruante një letër e të kërcënonte njerëzit., të mos hante bukë kur vinte në shtëpi, të çohej në orën 4 të mëngjesit, të rrinte pa gjumë, të hante vetëm mish. Vajza ime i ka bërë të gjitha këto.

Ajo ka qenë një fëmijë i mbarë gjithmonë, e hedhur, shumë e zgjuar. Nuk e di pse vajza i bëri këto gjëra, e ka detyruar Ana ta bëjë një gjë të tillë. Nuk e di sesi vajza arriti në këtë gjendje. Unë kam dhe një vajzë tjetër, por Anika nuk fliste fare as me të.”, ka rrëfyer e ëma.

Ndërsa vetë Anika C. 14-vjeçarja që përbën rastin e dytë në Shqipëri, ka treguar se si nisi e gjitha. Si një vajzë 17-vjeçare me emrin Ana, i prezantoi lojën, i jepte informacion mbi të, e deri tek kërcënimet e saj se nëse e fshinte aplikacionin apo nuk e luante lojën, do t’i bënte keq familjes së saj:

“Informacionet për Balenën Blu unë i mësova nga lajmet, por ishte pasi unë e kisha nisur të luaja. Por, është shumë e vështirë të dalësh nga ajo lojë. Ti e humbet veten dhe kalon në një gjendje depresioni, për të shkuar në fund që ti bën vetëvrasje, rrëfen Anika për dritare.net.

Ditën e parë mu kërkua nga Balena, të dhënat e mija, emër, mbiemër, mosha, foto, jo vetëm timen, por edhe të prindërve. Madje fillonte të kërcënonte që nëse e fshija lojën nga telefoni, do t’i bënte keq familjes time, do të më vriste prindërit e motrën. Duhet të vërtetoja që unë po e bëja lojën, prandaj duhet të bëja video ose foto. Veprimet i bëja me Anën prezente, ajo nuk më thoshte gjë, thjesht më shikonte e më stimulonte t’i bëja gjërat.

Në ditën e dytë duhet të gjuaja veten me shpulla dhe të dërgoja videon që e kisha bërë. Unë flisja në anglisht me të. Në lajme dëgjova më pas që është një djalë 21-vjeçar që quhet Aleksandër, por është kapur e futur në burg. Ndërkohë janë shokët e tij që e përdorin këtë lojë dhe policia e ka të vështirë t’i kapë ata.”, ka treguar Anika.

14-vjeçarja ka rrëfyer se ndihej sikur e gjithë bota e urrente, sikur nuk e donte, ishte mbyllur në vetvete dhe madje edhe balena i kërkonte që të rrinte në një vend të errët dhe vetëm.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: balena blurrefim
Pas

”Merrni Metën si bashkëpunëtor të penduar”, kandidati i LSI-së Strazimirit: Të humbi koburja e trimit, u bëre rilindas mavi!

Para

Ikja e De Biazit, Duka: I besuam dashurinë e jetës, çfarë të bënim më shumë

Para
Ikja e De Biazit, Duka: I besuam dashurinë e jetës, çfarë të bënim më shumë

Ikja e De Biazit, Duka: I besuam dashurinë e jetës, çfarë të bënim më shumë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.