Ndeshja mes Kamzës dhe Partizanit është mbyllur 1-0 me fitoren e skuadrës së Ramadan Ndreut duke zhytur kështu në krizë të plotë Partizanin.
Një gol i Erlis Ymerit i dha fitoren skuadrës së Kamzës. Partizani nuk la gjurmë në këtë ndeshje, duke arritur të godasë vetëm njëherë shtyllën, ndësa Kamza u tregua e saktë duke realizuar një gold he duke mbrojtur mirë.
Megjithatë trajneri i Partizanit, Mark Luliano, pas humbjes që skuadra e tij pësoi kundër Kamzës shprehet se dorëheqjen nuk do t’a jap, por do të presë se çfarë do të vendosë klubi. Italiani sa i takon rezultatit thekson se këto humbje nuk po vijnë si pasojë e lojës së dobët, por prej mungesës së finalizimit në sulm.
“Puna ime është e vështirë, por e bëj gjithnjë në maksimumin e mundësive. Mosshënimi i golave na ka penguar shumë. Krijojmë shumë, por nuk arrijmë të finalizojmë. Futbollistët kanë bërë më të mirën, por goli nuk po arrihet. Kjo skuadër nuk e meriton këtë klasifikim dhe vendimet tani duhet t’i marrin drejtuesit e klubit”, tha Mark Iuliano, trajneri italian i Partizanit.
Sa i përket ndeshjes, ai ndien një keqardhje të madhe. Por pranon edhe kontestimin e tifozëve të Partizanit.
“Është mëkat, sepse skuadra impenjohet shumë. Mjafton një rast të humbasin ndeshjen. Tifozët kanë të drejtë, sepse rezultatet nuk kanë ardhur. Kemi punuar shumë, kemi luajtur shumë, por rezultatet nuk kanë ardhur”, thotë Iuliano.
Por ai i justifikon paraqitjet jo të mira me mungesat e lojtarëve të nevojshëm.
“Më mjaftojnë që të kem ato që i mungojnë skuadrës. Nuk mund të them asgjë për dëshirën apo meritat e kësaj ndeshjeje. Pasi një skuadër që dominon të gjithë ndeshjen dhe në të vetmen goditje e humbet atë, kjo është mëkat. Kjo është e ngjashme edhe me ndeshjet e tjera. Por ne do të kishim tjetër pozicion në klasifikim, me të gjithë futbollistët që nuk i kemi në dispozicion”, shpjegon Iuliano.
Për të ndihmuar skuadrën, sipas Iulianos, duhet të punohet për të arritur më të mirën. “Unë besoj te puna ime. Kushtet nuk janë aspak të mira, por vendimet dhe vlerësimet i bëjnë drejtuesit e klubit”, mbyll deklaratën për “Supersport” trajneri italian. (B.H/Shuplaka)