17:49 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Për pula, për zogj, gratë kanë bërë potere mes tyre’, detaje nga plagosja mes vëllezërve në Lushnje, i moshuari i bëri pritë nga larg dhe e qëlloi me 3 plumba

10:29 | 24/09/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Për pula, për zogj, gratë kanë bërë potere mes tyre’, detaje nga plagosja mes vëllezërve në Lushnje, i moshuari i bëri pritë nga larg dhe e qëlloi me 3 plumba

Fax News mëson detaje të reja nga plagosja që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi Faik Veliu, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës.

Autori i plagosjes u identifikua shtetasi Sami Veliu, 75-vjeç, vëllai i tij, i cili i kishte bërë pritë dhe e kishte qëlluar tre herë me kallash nga largësia. Burime policore bëjnë me dije se në momentin e parë i plagosuri nuk e ka parë se kush e ka qëlluar, dhe më pas policia ka bërë identifikimin e autorit.

Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, ndërkohë që famjiljet e 5 vëllezërve Veliu janë shumë pranë tyre në fshat. Teksa flasin për Fax Neës, banorë dhe familjarë shprehen të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, edhe pse pranojnë se mes dy vëllezërve ka pasur dhe më herët konflikte, edhe pse askush nuk e mendonte se do të degjeneronin deri në përdorimin e armëve.

Një prej plumbave e ka kapur Faik Veliun në mushkëri, dhe gjendja e tij është mjaft serioze. Arrestimi i autorit u bë në një banesë të braktisur, dhe ka dyshime se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Për pula, për zogj, për asgjë tjetër, gratë me njëra tjetrën kanë pasur potere, kurse ata si vëllezër nuk e di”, shprehet një prej të afërmeve.

“Në mëngjes e morëm vesh lajmin, njerëz të mirë, as sherre asgjë. Ne jemi komshinj, tokën e kemi bashkë. Nuk e di se çfarë e ka shtyrë, janë mirë nga gjendja ekonomike, për pronat nuk i kemi ndjerq që të jenë zënë. Ata janë 5 vëllezër”, shprehet më tej një komshi i tyre.

Çfarë njofton zyrtarisht Policia për dinamikën e plagosjes: 

Shtetasi F. V., rreth orës 05:00, ka dalë jashtë banesës për tu kujdesur për bagëtit e tij dhe është goditur me armë zjarri automatik nga largësia nga një person të cilin ai nuk arriti ta shikonte.

Autori u largua nga vendgjarja dhe u fsheh në një banesë të braktisur në fshatin Ngurrëz e Vogël. Pas krehjes së zonës dhe veprimeve hetimore operacionale, Policia bëri të mundur kapjen e autorit bashkë me armën e zjarrit, një kallëp tritoli bashkë me ndezësin dhe fishekë luftarak.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Sami Veliu ka qëlluar me armë zjarri kundrejtë vëllait të tij për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” shtetasin Sami Veliu.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Nis shqyrtimi i kërkesës së SPAK për rihapjen e hetimeve për Mediun, kush është gjyqtarja që ‘ka në dorë’ ish-Ministrin (EMRI)

Para

Gërdeci, Apeli i GJKKO vendos rihapjen e hetimeve për Fatmir Mediun

Para
SPAK kërkon rinisjen e gjykimit/ Përcaktohet gjyqtarja që shqyrton çështjen për Fatmir Mediun. Ja data dhe ora kur zhvillohet seanca

Gërdeci, Apeli i GJKKO vendos rihapjen e hetimeve për Fatmir Mediun

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez

Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij

Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

Sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve palestinezë: Po minojnë përpjekjet për paqe

Greqia përfshihet nga stuhia, përmbytje në Selanik dhe Halkidiki

“Katastrofë humanitare”, Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Reshje të shumta shiu bllokojnë aksin rrugor Gramsh–Korçë, rrëshqitje inertesh në rrugë

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.