Robert Berisha mjaft i komentuar në rrjetet sociale dhe në mediat rozë, kjo ndoshta edhe për faktin se është angazhuar më shumë në muzikë dhe projekte të ngjashme.
E si i tillë, Robert Berisha, është bërë edhe më i pëlqyer nga femrat pavarësisht që është i martuar me Nora Istrefin e po ashtu kanë një vajzë bashkë.
Roberti ka rrëfyer në “Pop Culture” se ofertat dhe propozimet më të çmendura i kanë ardhur pasi është martuar.
I pyetur se për sa para do të pranonte të shkonte me një femër, ai u përgjigj:
“Ndoshta 1 milionë e 100 dollarë!”
Ndërsa, ceku edhe Tunën, me të cilën nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet, duke u shprehur se ajo ka inskenuar vetë daljen në televizor, po ashtu edhe pyetjet.
Megjithatë, Roberti tha se i bëhet qejfi nëse ata janë mirë.