15:41 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Për sa para u ktheve nga SHBA? Si përgjigjet Elvis Pupa

23:04 | 31/05/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për sa para u ktheve nga SHBA? Si përgjigjet Elvis Pupa

Pas rikthimit nga Amerika ku jetonte prej disa vitesh, aktori i humorit Elvis Pupa u rikthye vitin e kaluar në ekranin shqiptar me programin “M’Fal për shprehjen”.

Në një intervistë për Revista Who, ka folur për angazhimin e tij në këtë program si edhe për marrëdhënien e tij me bashkëshorten.

I pyetur se për sa para është kthyer nga SHBA dhe nëse kishte shumë zero kontrata me Digitalb, Pupa nuk ka dashur të zbulojë shumë, megjitjhatë ka thënë se ështëvlerësuar mjaft mirë.

“Digitalb’ gjithmonë ka ditur të të vlerësojë dhe të të prezantojë shumë mirë profesionalisht. Nga ana tjetër, unë dal në skenë kur kam diçka për të dhënë dhe jo domosdoshmërisht kur më duhet diçka për të marrë.”, përgjigjet Pupa.

INTERVISTA E PLOTË

Sapo përfundove një nga programet më të suksesshme të sezonit. Kur bëre gati valixhet për të ardhur këtej e prisje këtë rezultat? Sa i trembeshe?

Më kishte marrë malli për publikun dhe shpresoja për anasjelltas. Nuk më ka trembur sepse e kam menduar gjithmonë si kënaqësi dhe mezi kam pritur të rikthehem.

A mendon dhe “Digitalb”-i njësoj si ne? Ta rinovuan kontratën?

Besoj që do rikthehemi në ekranin e platformës ‘Digitalb’ në tetor.

Ishte një kontratë me shumë zero ajo e jotja? Për sa para u ktheve nga SHBA?

‘Digitalb’ gjithmonë ka ditur të të vlerësojë dhe të të prezantojë shumë mirë profesionalisht. Nga ana tjetër, unë dal në skenë kur kam diçka për të dhënë dhe jo domosdoshmërisht kur më duhet diçka për të marrë.

Pse mendon që i bëre kaq shumë për vete shqiptarët, çfarë ke ti që të tjerët nuk e kanë?

Unë nuk kam asgjë që të tjerët nuk e kanë. Thjesht unë i përdor të gjitha aftësitë që kam në funksion të profesionit dhe gjërat që dua i bëj, nuk i lë thjesht në ide.

Sa je lodhur këto muaj?

Shuuuuuumë! Po ç’rëndësi ka kur pëlqehet puna dhe kur ke përpara stinën e verës për pushime.

Rubrika që shënoi rekord në audiencë ishte “Burri- Gruaja”, pse shqiptarët e deshën aq shumë?

Sepse ajo i flet çdo çifti. Janë situata të jetës në çift ku secili gjen veten. Në fund të fundit të gjitha gratë janë njëlloj. E njëjta gjë vlen dhe për burrat.

Sa ka tek Visi i Eglës nga vetë Elvis Pupa? Sa ka nga jeta jote bashkëshortore në ato skenare?

Si pjesë e të njëjtit realitet, ka goxha. Por, çdo përafërsi me persona dhe ngjarje reale është thjeshtë rastësi (qesh).

Martesën me Eglën do e përshkruanim me shprehjen tonë të urtë “Kush të rreh, të do”? A vlen kjo edhe për martesën tënde, atë të vërtetën?

Kush të do, të mirëkupton. Ai që të rreh, e bën këtë se është frikacak dhe trembet se do rrihet në qoftë se nuk e bën i pari.

Nëse do t’i përshkruaje gratë vetëm me 3 fjalë, cilat do të ishin ato?

Nuk dinë ç’duan!

A është gruaja jote fanse e çiftit Visi-Egla?

Ështe fanse dhe kritike e çdo vepre artistike timen.

Të jep ajo sugjerime? Të kritikon?

Gjithmonë. Me shumë sugjerime se kritika në fakt.

Ti dhe Egla jeni kombinimi perfekt për ato role, kaq e thjeshtë sa duket ishte që në fillim?

Unë dhe Egla njihemi që në Akademi dhe kemi performuar në shumë produksione teatrore bashkë. Ajo ështe shumë profesioniste dhe çdo gjë shkon perfekt në sheshin e xhirimit.

Tani që i interviston vetë VIP-at, na kupton ne? E shikon sa e vështirë është…

Shuuuuumë! Prandaj nuk kam ftuar VIP-a, por profesionistë. Ka shumë ndryshim.

Cilën prej atyre intervistave do të veçoje? Kush të ka impresionuar?

Nuk veçoj dot se të gjithë kanë qenë të veçantë, por më simpatikët kanë qenë Florjan Binaj dhe Sinan Hoxha.

Ke zgjedhur të bashkëpunosh me kolegët e vjetër, nuk të pëlqen të eksplorosh talente të rinj?

Në art nuk jemi aq me fat sa në politikë. Aty vërshojnë talentet.

Ermal Mamaqi ka një program pak a shumë të ngjashëm e një tjetër ka nisur edhe Romir Zalla. Nuk po shtoheni ca si shumë?

Edhe restorante ka shumë, por kur shefat gatuajnë menu të ndryshme dhe klientela seleksionohet.

Tani që presim sezonin e dytë, me çfarë merret Elvis Pupa? Do të riktheheni në Amerikë?

Tani merrem vetëm me familjen time të cilës i kam munguar gjatë sezonit. Patjetër që verën do e kaloj në Amerikë. E kam më të lehtë të krijoj në qetësi.

A e ka të vështirë gruaja jote të të ndjekë pas në punët e tua, pa pasur mundësi te ndjekë diçka të veten?

Ajo më ndjek mua dhe pasionin e saj. Duke qenë se është pedagoge edhe ajo e ka verën të lirë dhe koordinohemi në punë dhe pushime.

Tani për mbyllje do të të bëjmë një pyetje tipike shiptare, që kushedi sa shpesh e dëgjoni: Kur do të bëheni me fëmijë?

Pa merak. Kemi plotësuar formularët dhe po presim përgjigjen e aplikimit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Elvis Pupa
Pas

Eminem arrin të mbledh 2 milion euro për viktimat e Manchesterit

Para

Votohet në mesnatë qeveria e re, “shqipja” sërish sherr mes Xhaferit dhe VMRO-së në Maqedoni

Para
Votohet në mesnatë qeveria e re, “shqipja” sërish sherr mes Xhaferit dhe VMRO-së në Maqedoni

Votohet në mesnatë qeveria e re, “shqipja” sërish sherr mes Xhaferit dhe VMRO-së në Maqedoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot

Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

FOTO/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në rang Republike

Qesarakë/Denoncim për presion ndaj votuesve,brenda qendrës së votimit 1615

Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

Vota e diasporës, mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me vota

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj

Librazhd/U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.