16:51 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Për shpirt i heq rrobat dhe jua jap atyre në Thumanë e Durrës”, banorët flasin nga kampi: Kemi frikë, kërkojmë strehim

16:24 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Për shpirt i heq rrobat dhe jua jap atyre në Thumanë e Durrës”, banorët flasin nga kampi: Kemi frikë, kërkojmë strehim

Banorët e prekur nga tërmeti kërkojnë ndihmë nga shteti që t’iu sigurojë strehim, por nuk ju mungon as solidariteti për ata që humbën njerëz në Durrës dhe Thumanë. Momentalisht qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë prishur, janë strehuar në kampet e ngritura nga qeveria, por ata kërkojnë diçka më të sigurtë.

Një qytetare foli për mikrofonin e Faxnews nga kampi në Laç, e cila u shpreh se shtëpia është shkatërruar dhe brenda saj nuk banohet dot.

“Unë jam e sëmurë. Mirë na kanë trajtuar deri tani, por jam me dhimbje koke prej 2 ditësh, jam me ilaçe. S’jemi mirë prej tërmetit. Shtëpitë i kemi copë-copë. Shtetit i kërkojmë strehim për momentin, asgjë tjetër. Në hotele nuk shkoj sepse dua të rri afër spitalit se jam e sëmurë, në Lezhë nuk shkoj”, tha ajo.

Ndërkohë, një banore tjetër, po gjatë një prononcimi për Faxnews, tregoi sesi brenda kampit nuk ka marrë akoma asnjë ndihmë. Ajo shtoi se ndihet e frikësuar.

“Rrimë për strehim këtu. Sot kam ardhur. Është e vështirë, nuk kemi marrë as ushqim, as dyshek. Shtëpia jonë është e pabanueshme, kemi frikë të rrimë brenda. Kemi shumë frikë. Jam e vetme”, deklaroi e moshuara.

Ndërsa një qytetare tjetër kërkon ndihma për të afërmit e saj, por nga ana tjetër nuk lë pa përmendur as viktimat e Thumanës dhe të Durrësit. Duke u solidarizuar me viktimat dhe me banorët që humbën të afërmit e tyre dhe shtëpitë, qytetarja tha për Faxnews se ishte gati të jepte çdo ndihmë, madje edhe rrobat e veshura, vetëm që ajo tragjedi të mos ndodhte.

“Unë vetë jam stabilizuar, por kam këta që akoma nuk kanë zënë vend. I kam njerëz të mi dhe dua të stabilizohen. Ajo atje ka fëmijën të vogël, me gji, dhe nuk lëviz dot. U janë shembur shtëpitë. Po kërkojmë një dyshek e dt batanija sat ë mbulohet më fëmijën. Ne duam shtëpi, nuk duam jorganë e batanije. Na kanë dhënë mëngjes e drekë e darkë, mjaft janë munduar se ka njerëz që kanë vdekur, janë 6-7 vetë të një shtëpie. Ka shumë-shumë më keq. Për shpirt unë i heq rrobat që kam veshur vetë dhe jua jap atyre në Thumanë e në Durrës. Por më vjen keq edhe për këta që janë këtu, atë që ka fëmijën me gji kam qejf ta ndihmoj. Edhe atë tjetrën se e burrin me paterica në shtëpi sepse është përplasur me motor dhe nuk i ecën dot”, tha banorja.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: banoretdurresfrikekampirrobattermetithumane
Pas

Të shtëna me armë në mes të Londrës, raportohet për disa të plagosur

Para

The Washington Post jehonë gjendjes katastrofike në Shqipëri: Operacioni i kërkim-shpëtimit drejt mbylljes

Para
The Washington Post jehonë gjendjes katastrofike në Shqipëri: Operacioni i kërkim-shpëtimit drejt mbylljes

The Washington Post jehonë gjendjes katastrofike në Shqipëri: Operacioni i kërkim-shpëtimit drejt mbylljes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Përmbytjet e rënda në Nigeri, të paktën 150 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.