Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij gjatë ceremonisë mortore në nder të dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi. Rama shprehu ngushëllimet për familjen Tanushi, veçanërisht tre fëmijët e mitur të tij, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Për herë të dytë në një hark shumë të shkurtër kohe, flamuri ynë kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të atdheut. Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku, prind iu tre fëmijëve, djal i dy prindërve dhe i një babai prej të cilit trashëgoi sensin e misionit për FA-të, dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij.
Dhe përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që mbushin zbrazëtinë e këtij momenti, për të gjithë ne, por zbrazëtinë që do të mbetet aty në zemrën e fëmijëve, të gruas, të prindërve, të të afërmve dhe të gjithë shokëve, është e pashmangshme.
Shpresoj që prania jonë këtu, së bashku me ju, shumë të respektuar prindër dhe familjar, dhe shumë dashur fëmijë të dëshmorit, t’iu japë sadopak krah për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme. Klodiani ishte në një mision paqeruajtës, për të shpëtuar jetë.
Për shumë pak kohë ai do të ishte në atdhe, do të puthte dorën e Ramën, do përkdhelte fëmijët e tij, do ishte një arsye e gjallë krenarie për të atin, por kjo nuk ndodhi.
Duke njohur familjet e dy dëshmorëve, nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për ti shërbyer atdheut të vijë shumë hollë mes jetës e vdekjes, është edhe trashëgim brezash. Provë e asaj që themi ne shqiptarët, gjaku nuk bëhet ujë.
Jeta e Klodianit e Zarifes e qindra të tjerë që shërbejnë në misione, flet për dinjitëtin e gjakut që nuk bëhet ujë. Flet për shembullin e krijuar ditë pas dite që nga qumështi i nënës e këshillat e para të babait, deri në përfshirjen e FA, e cila është cdo ditë e përkushtuar për të mbrojtur bashkësinë e madhe të njerëzve të këtij vendi. Ata na tregojnë se paqja ka gjithmonë një çmim. Se bashkimi ka një vlerë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post