16:49 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Për “Sterilizimin” 100 mln euro, Ilir Beqaj ndahet nga “shokët”, gjyq fillikat në GJKKO

19:20 | 28/05/2025
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për “Sterilizimin” 100 mln euro, Ilir Beqaj ndahet nga “shokët”, gjyq fillikat në GJKKO

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të gjykohet i veçuar nga 8 të bashkëpandehurit e tij për akuzën e ngritur ndaj tij në dosjen “Sterilizimi”.

Çështja ndaj ish-ministrit u veçua pasi gjykata pranoi kërkesën e të bashkëpandehurve për gjykim të shkurtuar. I vetmi që nuk kërkoi këtë formë gjykimi, që në rast fajësie i ul të pandehurit 1/3 e dënimit, ishte ish-ministri Beqaj, që edhe në seancën e së mërkurës këmbënguli se SPAK nuk i kishte komunikuar zyrtarisht akuzën e re, atë të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në formën e grupit të strukturuar kriminal. “Në akt-akuzën që kam unë, shënohet vepra penale ‘shpërdorim detyre’. Këtu nuk shënohet askund ‘vjedhja’.

“Nuk ka një shifër për vjedhjen në gjithë këtë material”, tha Beqaj. Në të njëjtën linjë arsyetimi, edhe avokati i Beqajt i tha gjykatës se nuk ishte i qartë për cilën akuzë duhet të mbronte klientin e tij për akuzën në të cilën dosja shkoi në gjykim, atë të “shpërdorimit të detyrës”.

Veçimi i dosjes ndau në dy gjykime të ndryshme edhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin, Ilir Rrapaj, të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal të ish-ministrit. Akuza ndaj të treve u rikualifikua gjatë shqyrtimit paraprak, me sugjerim të gjykatës, pasi më herët SPAK kishte kërkuar gjykimin e tyre për “shpërdorim të detyrës”, e njëjta akuzë për të cilën po gjykohen gjashtë të pandehurit e tjerë.

Në seancën e radhës ndaj të pandehurve me gjyq të shkurtuar, Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi, e caktuar më 11 qershor, SPAK pritet të paraqesë pretencën.

Ndërsa çështja penale ndaj Beqajt do të rihidhet në short. Sipas SPAK, veprat penale nga të akuzuarit  e dy çështjeve janë konsumuar gjatë lidhjes së kontratës 100 milionë euro të Sterilizimit. Ish-ministri Beqaj dyshohet të ketë nënshkruar kontratë në kundërshtim me ligjin, bazuar në të dhëna të pavërteta në studimin e fizibilitetit dhe pa shmangur konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit.

Pas

Mbi 150 ushtarë të FSK-së do të marrin pjesë në programin JRTC në SHBA

Para

Carney: Kanadaja t’i bashkohet planit të madh evropian të mbrojtjes

Para
Carney: Kanadaja t’i bashkohet planit të madh evropian të mbrojtjes

Carney: Kanadaja t’i bashkohet planit të madh evropian të mbrojtjes

 



Të Fundit

Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Mbipopullohen… burgjet/ Suedia dërgon 600 të dënuar për krime të rënda në Estoni

U godit nga pllaka metalike, plagoset punëtori i Uzinës së Ferrokromit në Elbasan (Emri)

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha takon Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

Letërporosi britanike në SPAK, 2 dëshmi në Londër për Jan Prengën, anglezët kërkojnë detaje

Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore në Këln, katër të plagosur

Negociatat Ukrainë-Rusi, Zelensky: Propozuam armëpushim deri sa të takohen liderët

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Gaza, më keq se ferri në tokë

Shtohet frika në Gjermani, ekspertët: Rrezik për sulme me dronë ndaj bazave ushtarake

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.