Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj u “ankua” së fundmi me anë të një postimi epic për marrëdhënien mes nënave dhe femijëve.
“Problemet e mia me besimin filluan kur mamaja më thonte: ‘Hajde këtu, nuk do të të godas’”- shkruhej në foton ku Anxhelina kishte etiketuar të ëmën duke i thënë “Të dua gjithsesi”.
Nëna e saj Albërie Hadërgjonaj e ka ripublikuar postimin e të bijës duke shtuar edhe një detaj që na shkriu së qeshuri.
Këngëtarja pranoi troç se ende ia jep ndonjë shuplakë të bijës kur është nevoja.
“Ahhh besa, hala ta kërcas nga iher”- ka treguar Albërija duke qeshur.
Albërija dhe Anxhelina kanë treguar gjithmonë se kanë një marrëdhënie tepër të ngushtë me njëra-tjetrën.