11:11 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Për taksat “kurrën e kurrës”/ Shqiptarët mbushin sheshet në mbrojtje të zyrtarëve të akuzuar

15:20 | 18/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Për taksat “kurrën e kurrës”/ Shqiptarët mbushin sheshet në mbrojtje të zyrtarëve të akuzuar

Nga “Të të marrin të keqen ty O Saimir, ne do bëjmë namin, O Elvis O Hero, gjithë Kavaja ty të do tek “Më i forti i Lezhës”, si protestuan shqiptarët në mbrojtje të politikanëve të akuzuar… Faxweb.al sjell në vëmendje disa episode që duhen kujtuar.

Protesta për kryebashkiakun e arrestuar të Lezhës, Fan Frrokaj ka vijuar dhe këtë të dielë përpara ambienteve të komisariatit, ku Frrokaj mbahet i arrestuar.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e Frrokajt me arsyetimin se ky i fundit është i pafajshëm.
Kjo nuk është e para protestë që në Shqipëri populli kërkon lirimin nga akuzat të një zyrtari që i qeveris.

Në vitin 2016, në qershor, kohë kur në publik doli skandali i Elvis Roshit, asokohe kryebashkiak i Kavajës, rezultoi se ishte dënuar në Itali vite më parë me akuzën “përdhunim në grup”, qytetarët e Kavajës dolën të protestonin.

“As në ëndërr nuk e kisha parë këtë ndryshim në Kavajë. Të vijnë të marrin të gjithë shembull!“-tha njëri prej protestuesve.

Roshi kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, e ndërsa qytetarët kërkonin pafajësinë e Roshit, ai përbetohej për pafajësi dhe rikthim në krye të Bashkisë.

“Elvis Rroshin do ta keni kryetar bashkie prapë …” tha ai mes brohoritjeve.

Muajt kaluan dhe Roshi humbi mandatin. Me damkën e një të inkriminuari ai nuk mund te vazhdonte detyrën e kryetarit të bashkisë së Kavajës.

PROTESTE NE MBESHTETJE TE ELVIS ROSHIT, KAVAJE, QERSHOR 2016

E njëjta skenë ndodhi dhe me ish-ministrin Saimir Tahiri. Edhe pse mbi Tahirin rëndojnë edhe sot akuzat e kanabizimit të vendit dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, jo pak simpatizantë u përlotën gjatë rrëfimit të tij në Opinion.

Gjatë orëve të ankthit, kur Tahirit rrezikohej t’i hiqej mandati, para ambienteve të Kuvendit, mbështetësit e tij, kërkuan pafajësinë e disa prej tyre u revoltuan edhe me gazetarët.

“Mos ki frikë o  trim”, dëgjohej nga turma.

MBESHTETESIT E TAHIRIT:
https://www.youtube.com/watch?v=KagWACyT_C4&feature=youtu.be

“Këtu ka ndodhur Gërdeci dhe janë vrarë katër të tjerë”, tha një tjetër .

“Nuk të lëmë ne ty, do bëjmë namin”.-tha një tjetër.

Ndërsa sot, në Lezhë përsëritet e njëjta skenë. Qytetarët e Lezhës, prej dy ditësh kërkojnë lirinë e Frrokajt. I akuzuar për tjetërsim prone, kryebashkiaku i Lezhës gëzon “mbështetje” të admirueshme në qytet.

“Qeveria është e lidhur kokë e këmbë me krimin, ky është një sulm politik për të rrëzuar më të fortin e Lezhës”-janë shprehur mbështetësit e Frrokajt.

https://www.youtube.com/watch?v=LenolvLmKq4

Mesa duket, bashkëqytetarët janë të bindur në pafajësinë e përfaqësuesve të tyre politike përpara se drejtësia të dalë me një vendim.


Fjola Graçi-Faxweb.al.

Pas

Xhensila Myrtezaj poston foton emocionuese: Kur dy bëhen tre (FOTO)

Para

Kapet mat Rita Ora, fotot me të dashurin e ri (FOTO)

Para
Kapet mat Rita Ora, fotot me të dashurin e ri (FOTO)

Kapet mat Rita Ora, fotot me të dashurin e ri (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.