06:41 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Për të 10-tin vit radhazi, nisin Karnavalet në Korçë

22:39 | 10/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për të 10-tin vit radhazi, nisin Karnavalet në Korçë

Karnavalet kanë pushtuar për të 10-tin vit qendrën e qytetit të Korçës me personazhe dhe veshje nga më të ndryshmet ndërsa pjesë e festivalit ka qenë edhe “Birra Korça”.

Për të disatin vit rradhazi kllounët, shpatarët, kërcimtarët dhe personazhe të jetës së përrallave dhe asaj reale kanë prezantuar numrat e tyre duke entuziazmuar dhe gjallëruar gjithë qytetarët.

Festa ka shënuar edhe startin e sezonit turistik për këtë verë që pritet të jetë e mbushur me aktivitete nga më të ndryshmet dhe që si çdo vit kulmon me festën e “Birra Korça”. Parada shumëngjyrëshe këtë vit ka sjellë 28 grupe të cilat pasi marshuan në bulevardet e Korçës të shoqëruar për çdo grup pjesëmarrës me nga një fabul u përqendruan në sheshin para katedrales ku kanë ofruar performancat e tyre.

Gjithashtu, në këtë festival karnaval nuk kanë munguar muzika klasike, kërcimet, ballot me maska apo dhe këngët tradicionale e romantike të serenatës korçare.

Mijëra spektatorë kanë mbushur dy anët e pedonales së qytetit ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të veshur me maska e kostume të larmishme plot ngjyra. Festat në Korçë pritet të arrijnë kulmin me festën e birrës, ku dhe pritet të arrihet kulmi i turistëve.

Karnavalet kanë nisur të festohen në qytetin e Korçës para viteve ’40, periudhë kur jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: karnavaletKorçe
Pas

Çfarë ka ndodhur mes saj dhe Noizy-t, rrëfehet për herë të parë Enca

Para

Përurimi i sheshit Skënderbej, Berisha: Rama dhe Lal Plehu kanë shpenzuar 2 milionë euro për festime

Para
Përurimi i sheshit Skënderbej, Berisha: Rama dhe Lal Plehu kanë shpenzuar 2 milionë euro për festime

Përurimi i sheshit Skënderbej, Berisha: Rama dhe Lal Plehu kanë shpenzuar 2 milionë euro për festime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.