Është ndarë çmimi Nobel për Letërsinë ku në garë ishte dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. Fituesi është shpallur novelisti britanik Kazuo Ishiguro.
Duhet thënë se kandidatura e tij nuk shihej favorite pak para ndarjes së çmimeve po mesa duket juria ka vendosur pro tij.
Vlerësimet për të ishin të shumta duke e konsideruar një romancier brilant, jo pak herë në veprat e tij ai shkruantë për të shkuarën që duhej harruar.
Ishiguro ka lindur në 1954, në Nagasaki të Japonisë dhe në moshën 5-vjeçare familja e tij ka emigruar në drejtim të Britanisë së Madhe.
Disa nga veprat që Ishiguro ka shkruar:
A Pale View of Hills (1982)
An Artist of the Floating World (1986)
The Remains of the Day (1989) T
he Unconsoled (1995)
When We Were Orphans (2000)
Never Let Me Go (2005)
The Buried Giant (2015)[25
Po kush janë 10 shkrimtarët që kanë fituar Nobelin në 10 vitet e fundit:
2016 Bob Dylan, Amerikë
2015 Svetlana Alexievich, Bjellorusi
2014 Patrick Modiano, Francë
2013 Alice Munro, Kanada
2012 Mo Yan, Kinë
2011 Tomas Tranströmer, Suesi
2010 Mario Vargas Llosa, Peru
2009 Herta Müller, Gjermani
2008 Jean-Marie Gustave Le Clézio, Francë
2007 Doris Lessing, Britani
2006 Orhan Pamuk, Turqi
Për çmimin çmimin Nobel në fushën e Kimisë fitues rezultuan Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson. Tre shkencëtarët e fitojnë me temën “zhvillimi i mikroskopisë së krioelektroneve për përcaktimin e strukturës me rezolucion të lartë të biomolekulave në zgjidhje”.
Ndërsa në fushën e Fizikës ishin 3 shkencëtarëve amerikanë, që zbuluan valët gravitacionale të Universit, të parashikuara nga Albert Einstein.
Rainer Ëeiss, Barry C Barish dhe Kip S Thorne kanë fituar çmimin Nobel në fizikë pët vitin 2017.
Të tre janë anëtarë të bashkëpunimit LIGO-Virgo, detektor që zbuluan valët gravitacionale.
(E.K/SHUPLAKA)