Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka ironizuar paraditen e sotme qeverinë me paradën e LGBT-së, paradë që ka nisur rreth një orë më parë, në orën 10:00 të kësaj të shtune.
Përmes një komenti të shkurtër, ai shprehet se “qeveria proteston me tullumbace dhe biçikleta për “të drejtën e tajares” ndërsa opozita proteston për të drejtën e votës.
“Kjo është tolerancë: Qeveria proteston me biçikleta e tollumbace, në orën 11:00, për të drejtën e ‘tajares’! Opozita proteston në orën 12:00, për të drejtën e votës!”, shkruan Ndoka.
Parada e LGBT-së zhvillohet në të njëjtën ditë me protestën e opozitës. Pak ditë më parë, komuniteti kori garancinë e Bashës për mbarëvajtjen e marshimit, ndërkohë që më pas ndryshoi itinerarin për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.
(XH.A/SHUPLAKA)