Për të dymbëdhjetën herë radhazi nuk është arritur të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi Avni Dehari deklaroi se ende nuk është zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Ai u bëri thirrje partive politike që të propozojnë emrat për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan të japin propozime.
Seanca pritet të vazhdojë pas 48 orësh.