17:49 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Për të katërtin vit rradhazi, Guardiola shpallet trajneri i muajit

14:53 | 12/01/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Guardiola shpërthen kundër ndeshjeve për festa: Shkatërrim i futbollistëve

Si të mos mjaftonte dominimi i kampionatit anglez dhe spektakli që po dhuron me Manchester City, vjen një tjetër vlerësim për spanjollin Pep Guardiola.

Trajneri i ‘Citizens’ është zgjedhur trajneri më i mirë në Premier League për muajin dhjetor, duke u bëri i pari në historinë e kampionatit anglez, që e fiton këtë çmim katër herë radhazi.

Manchester City fitoi gjashtë ndeshje dhe barazoi një nga shtatë daljet e muajit që mbylli 2017. ‘Citizens’ arritën gjithashtu të tundin 19 herë rrjetën e rivalëve.

Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë edhe në shtator, tetor, nëntor dhe tani së fundmi në dhjetor, teksa skuadra e tij ka lënë vetëm 4 pikë në 22 ndeshjet e para të kampionatit, ende pa asnjë humbje.

Rekordin e mëparshëm e mbanin Conte, Ferguson dhe Wenger, që janë shpallur tre herë radhazi “trajneri i muajit”. Guardiola i barazoi të 3 dhe tashmë kalon rekordin që me këtë ritëm vetëm do të shtohet.

Ndërkohë, qendërsulmuesi i Tottenham, Harry Kane, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit dhjetor.

Ai e fitoi për herë të gjashtë këtë çmim, pasi në muajin e fundit të vitit shënoi 8 gola në 6 ndeshje. Kane e mbylli vitin 2017 si golashënuesi më i mirë në Europë si dhe kaloi Alen Shearer si shënuesin më të mirë në një vit diellor, në historinë e Premier League.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: guardiolasport
Pas

Website i njohur i turizmit: Largimi i “Sheraton Tirana” erdhi nga korrupsioni i qeverisë Rama

Para

U larguan nga puna, 5 ish-zyrtarët padisin ministren Gjonaj

Para
Kush është Etilda Gjonaj, ministrja e re e Drejtësisë

U larguan nga puna, 5 ish-zyrtarët padisin ministren Gjonaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.