Komisioni Qendro i Zgjedhjeve ka gjobitur me 1 milionë lekë Partinë Socialiste për shkak të mosrespektimit të barazisë gjinore. Konkretisht, në qarkun e Beratit, PS ka vetëm një candidate femër në listat zgjedhore përkundër ligjit që kushton që 30% e kandidatëve duhet të jenë të gjinisë femërore.
Ky vendin u mor në mbledhjen e sotme ku u shqyrtuan dhe miratuan projektvendimet “Për miratimin e listave shumemёrore të disa partive politike, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”.
Sanksioni administrativ ndaj Partisë Socialiste vjen disa ditë pas atij të vendosur ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, por për të kundërtën arsye. Krahasur me PS-në Berat që është paraqitur me vetëm një kandidate femër, LSI ka vendosur në krye të listët për qarkun e Tiranës tre femra për kandidate për deputete.
Në mbledhjen e sotme KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të partive politike: të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Aleanca Demokratike, Partisë Socialdemokrate, Partisë Aleanca Demokristiane, Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare, Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi, Partisë Fryma e Re Demokratike, Partisë Kristian Demokrate, Partisë Komuniste të Shqipërisë.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post