Mançester Siti triumfoi përballë Çelsit në finalen e “Carabao Cup”, ku gjithçka u vendos nga lotaria e 11-metërshave.
Pikërisht në minutat e fundit të kohës shtesë, Mauricio Sarri kishte bërë gati zëvendësimin e fundit, ku kërkonte të largonte portierin Kepa, për të futur në lojë Kabajeron
Çuditërisht, portieri spanjoll nuk ka pranuar të lërë fushën, duke krijuar një moment të pazakontë. Trajneri italian u tërbua, teksa një moment tentoi edhe të largohej nga ndeshja.
Gjithashtu, Xhanfranko Zola, i cili është në rolin e zv/trajnerit, shihet të jetë mjaft i acaruar me gjestin e bërë nga portieri.