12:18 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Për të tretën herë radhazi, antieuropiani Viktor Orban zgjidhet kryeministër në Hungari

09:14 | 09/04/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për të tretën herë radhazi, antieuropiani Viktor Orban zgjidhet kryeministër në Hungari

Gjatë ditës së djeshme Hungaria shkoi në zgjedhje, nga të cilat u konfirmua si kryeministër për herë të tretë në krye të vendit, Viktor Orban.

Nga rezultatet e para që janë bërë publike Orban dhe partia e tij Fidesz dalin në krye me thuajse gjysmën e 93% të votave të numëruara deri tani.

54-vjeçari Orban do të shërbejë në krye të ekzekutivit për të tretin mandat radhazi, ndërsa Fidesz-i duket se ka për ta ruajtur supermazhorancën e saj të 2/3-ve në Parlament.

Në fjalën drejtuar simpatizantëve mbrëmjen e së dielës, euroskeptiku u shpreh se fitorja i dha hungarezëve mundësinë që të mbrojnë veten dhe të mbrojnë vendin.

Liderët e partive të renditura në vend të dytë e të tretë, Jobbik e Partia Socialiste dhanë dorëheqjen, duke marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e humbjes. Qëllimi i Jobbik-ut për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë një ndryshim të qeverisë nuk u arrit. Fidesz-i fitoi edhe këtë radhë, u shpreh kryetari i Jobbik-ut, Gabor Vona. Ndërsa kreu i Partisë Socialiste, Gyula Molnar njoftoi tërheqjen e tij, duke thënë se e kërkojne tek vetja përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe shtoi se e pranojnë vendimin e votuesve.

Qendrat e votimit u mbyllën në 19:00, por disa qëndruan hapur edhe disa orë më vonë për shkak të radhëve të gjata. Pjesëmarrja prej 69% iu afrua niveleve rekord. Disa prisnin që dalja masive në votime do të çonte ujë në mullirin e kundërshtarëve të kryeministrit, por nuk ndodhi ashtu. Jobbik-u është shumë larg në vendin e dytë, me 20% të votave, socialistët morën vetëm 12%, LMP, partia më e madhe e gjelbër në vend, 7%.

Fidesz-i e ngjyrosi kështu edhe një herë portokalli hartën e Hungarisë, por ndërsa ka triumfuar në provinca, ajo rezulton të ketë humbur votën e të rinjve. Për zgjedhësit anti-Fidesz pati vetëm një ngushëllim: shumica e zonave elektorale në kryeqytetin Budapest i dhanë fitoren kandidatëve të opozitës.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: hungariviktor orbanzgjedhjet
Pas

Automjeti bie në kanal, dy persona humbin jetën në Fier

Para

Vetëm në një ditë, 3 të arrestuar për dhunë në familje në Elbasan

Para
Policia aksion në disa qytete të vendit, në pranga zyrtarë dhe punonjës policie

Vetëm në një ditë, 3 të arrestuar për dhunë në familje në Elbasan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

Hakerat Sulmojnë Faqen Zyrtare të Bashkisë së Tiranës – ‘Homeland Justice’ Publikon Mesazhin

Tension në Ukrainë: Grup Prej 50 Personash sulmojnë Priftërinj dhe Besimtarë në një Katedrale

Alarmi i Macron: Rafale Po Thërret –Është Koha të Sigurojmë Evropën

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

Zbardhen emrat e 25 të arrestuarve në megaoperacionin “Blloku 33” /Të dyshuar për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë

Tiranë/ Finalizohet megaoperacioni “Blloku 33”, goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në lokalet e natës – 25 të arrestuar, 8 të shpallur në kërkim

Durrës/ Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.