16:23 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Për të vdekur kemi” zbulohet telefonatat e fundit të babait të Alvinit me nënën dhe djalin: Mami është veshur si “Ninxha”

16:13 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Për të vdekur kemi” zbulohet telefonatat e fundit të babait të Alvinit me nënën dhe djalin: Mami është veshur si “Ninxha”

Lajmi për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha nga kampi Al Hol në Siri ka bërë jehonë ditën e sotme jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato italiane.

Mediat italiane madje kanë treguar historinë e vogëlushit që u rrëmbye pesë vitë me parë nga e ëma kur ishte vetëm 6 vjeç. Valbona Berisha e mori me vete në Siri, për ta rritur në “kopshtin” e ISIS.

Por kush është Valbona Berisha, e reja që mori të birin dhe shkoi t’i shërbente ISIS, për të humbur më pas jetën?

Valbona Berisha, nga Durrësi, iku nga Italia për në Siri në dhjetor 2014. Ajo jetonte në Via Milano në Barzago, me bashkëshortin e saj Afrimin dhe tre fëmijët e tyre dhe ishte shtëpiake. Kur vendosi që të largohej nga shtëpia, pa i thënë asgjë burrit, Valbona mori vetëm Alvinin dhe u nis për t’i shërbyer Shtetit Islamik të ISIS, ku dyshohet se ka humbur edhe jetën.

Kamerat e aeroportit kanë kapur momente të 37-vjeçares , teksa pret linjën e saj për t’u nisur për në Turqi. Për t’u larguar më pas drejt Sirisë. Falë sinjalit GPS të telefonit është identifikuar vendodhja e parë në Al Babi, një nga zonat më të nxehta në atë kohë të luftës në Siri.

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra, është martuar me një xhihadist shqiptar me të cilin pati dhe një djalë tjetër.Lajmet e fundit mbi Valbona Berishën i jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani.

Sipas rrëfimeve të tij, të vërtetuara dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza, Valbona Berisha humbi jetën së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi, teksa po udhëtonin me makinë. Në këtë shpërthim mbeti i plagosur rëndë dhe Alvini, dëmtim që e bënte që të çalonte me një këmbë.

Corriere della Sera shkruan se në përgjimet fëmija arriti të bisedojë nja dy herë me babanë e tij në telefon, dhe e përshkroi nënën e tij si një luftëtare: “Ajo është e veshur që duket si ninja”, thotë fëmija, duke menduar qartë se për personazhet vizatimorë animuar. Siç u shpjegua, në një konferencë për shtyp nga kreu i antiterrorizmit milanez Alberto Nobili, fëmija i tha babait të tij se ai dëshironte të shkonte në shtëpi për të shkuar në shkollë. “Këtu kam frikë sepse ka aeroplanët që lëshojnë bomba”, thotë fëmija. “Unë i thashë asaj: le të shkojmë tek babi sepse duhet të shkoj në shkollë … Por ajo nuk do të më lejojë”, ankohej ai përmes telefonit.

Hetuesit kanë gjurmuar edhe itinerarin e ndjekur prej saj për të mbërritur në Siri: pasi vuri këmbën në Turqi, iu bashkua një familjeje nga Bosnja e cila ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës. Ishte i shoqi, ai që denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët.

Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, shkruan Corriere, por Valbona i kishte kthyer këtë përgjigje:

“ Për të vdekur kemi gjithsesi“.

Etiketa: alvin berishaValbona Berisha
Pas

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, KED i përgjigjet Presidentit Meta

Para

Zyrtare/ Kush janë yjet?! Anglia publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës

Para
Zyrtare/ Kush janë yjet?! Anglia publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës

Zyrtare/ Kush janë yjet?! Anglia publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.