Kur je në mardhënie me një person e rëndësishme është të zbulosh nëse t’i po kalon mirë me të, “A është ai i duhuri për ty?” dhe për më tepër “A të bënë ty ai të lumtur?”.
LUMTURIA është ajo fjala me gërma të mëdha pas së cilës, në mënyra nga më të ndryshmet rendin të gjithë, dhe e cila është destinacioni përfundimtar i secilit.
Mirëpo duke qenë se po flasim për mardhënie dhe lumturi, sidomos mardhënie në çift pyetja që shtrohet është: Cili është ai lloji i mashkullit i cili ju bënë juve të lumtur/a?
Studiuesit dhe psikologët të interesuar për një çështje të tillë në Britaninë e Madhe, për të zbuluar ndikimin të cilin ajo ka në jetën sociale të një grupi individësh kanë bërë një anketim, pjesë e së cilës janë ato femra të cilat kanë pasur lidhje dashurore, bashkëjetojnë apo janë të martuara me mashkull qeros, si dhe a i preferojnë dhe pse i preferojnë të tillë.
Studimi ka zbuluar arsyet më të shpeshta për shkak të të cilave femrat dorëzohen përballë tipave qerosë.
Të pyetur personat të cilët kanë qenë pjesë në këtë hulumtim, ndër përgjigjet më të rëndësishme që kanë dhënë janë këto:
- Mashkulli qeros është vërtet mashkull i vërtetë. Me të e di vërtet që nuk argëtohem me ndonjë adoleshent.
2. Niveli i higjienës te meshkujt qerosë është shumë i lartë. Ata janë të rregulluar, rregullisht rruhen dhe kanë më shumë mirëkuptim për shprehitë dhe nevojat e femrës, siç është depilimi.
3. Meshkujt qerosë janë shumë seksi, ndërsa shembujt më të mirë nga jeta publike janë Bruce Willis, Billy Zane Sean Connery, The Rock Johnson dhe Vin Diesel…
4. Kapelat dhe republikat (kapela cilindër) u janë miqtë më të mirë, dhe u rrinë mrekullueshëm.
Mesa duket meshkujt të cilët kanë rënë dakord të mos kenë flokë, e kanë shndërruar këtë prirje të tyre në armë seksi, pra janë më simpatik dhe më të sigurt në vetvete.
Discussion about this post