Për ndarjen nga jeta të aktorit Bujar Lako, në moshën 58-vjeçare kanë reaguar edhe shumë figura të njohura të ekranit shqiptar, ku për të cilët vdekja e këtij aktori është një humbje e madhe edhe për kienamtografinë shqiptare.
Ata i shprehin ngushëllimet familjes së tij dhe e cilësojnë një lajm të dhimbshëm këtë vdekje.
Lulëzim Basha: “Me hidhërim të madh, mora vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Bujar Lakos. Zemra e tij pushoi sot në mëngjes herët, duke e larguar fizikisht nga kjo botë ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Artist i papërsëritshëm që i dha jetë si askush tjetër personazheve të ngulura në memorien e publikut, Bujari ishte një njeri i madh po ashtu, që kurrë nuk hoqi dorë nga përunjësia dhe sjellja njerëzore, megjithë arritjet e mëdha dhe lavdinë e merituar në art. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për Mirën dhe Bojkenin, për miqtë e dashamirësit, për admiruesit dhe ndjekësit e panumërt të artit, kinemasë, dhe roleve të të madhit Bujar Lako. U prehtë ne paqe!”.
Ben Blushi: OMAZH PËR BUJAR LAKON.
“Bujar Lako ishte aktori më i cuditshëm dhe ndoshta më i guximshëm i viteve kur kinemaja shqiptare ishte e vetmja dritare në Shqipërinë e mbyllur te diktaturës. Në ato kohë Bujarin e shihja të paktën dy herë në ditë.Paradite në bulevardin e Tiranës ku bashkë me miqtë e mi endërronim të kishim një mjekërr si e tij dhe cdo darkë në televizor kur ai luante si një demon i zbutur nga arti. Tani që nuk është më ecja e tij e vetmuar në bulevard më duket sikur ka qenë roli i tij më i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve që e humbën”.
Edi Rama: “Kam qenë sa ky fëmija këtu kur e njoha Bujon… E s’kam si ta besoj dot se nuk do t’i çoj dot më shishen e verës për ditëlindje e s’do ta marr më mesazhin e tij për Vitin e Ri… ÇFARË TRISHTIMI!”.
Sonila Meço: “Mund të radhisësh personazhet qe u dha frymë me një frymë dhe kjo e bën të pavdekshëm. Sapo korifejte shndërrohen në kujtim, kujtimi bëhet thesar. Mirëse erdhe në përjetesi thesari Bujar Lako”.
Rajmoda Bulku: “Bujari do t’i mungojë artit shqiptar, do e vuajmë ikjen e tij.
Olti Curri: “Respekt për punën e aktorit Bujar Lako, u prehsh në paqe”.
Julian Deda: “Bujar Lako, gjatë karrierës së tij, ndër qindra role, solli në ekran dy gjenerale, gramafonin dhe ate të ushtrisë se vdekur dhe si një gjeneral iku nga kjo jete, duke na lënë kujtime të shkëlqyera artistike në memorjen tonë. U prehsh në paqe artist. Respekt për ty…!
Arben Vata: “R. I. P Bujar Lako, pjesëtar i brezit të artistëve shqiptarë që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e kinemasë dhe teatrit”.
Mevlan Shanaj: “Klithme nga qielli nga shpirti, gjithë ajri më merr frymen, ka ikur Bujo!! Lajm i dhimbshëm theres që ne miqte si edhe familja e kemi të pa përballueshëm”.
Aktori Lako është ndarë nga jeta rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Ai ka luajtur shumë role në kinematografinë shqiptare dhe është një figurë mjaft e njohur për publikun shqiptar.(J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”378″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]