Elona Agolli në një postim të sotëm duket se ka dashur të kthejë një përgjigje për të gjithë ata që përmes fjalëve të tyre fyejnë kujtimin e të atit të saj. Ikja e kujtdo është normale që shoqërohet me qëndrime pro dhe kundër figurës së tijn pasi padyshim që jeta e njeriut është shumë e gjatë për të qenë tërësisht e ‘’bardhë’’. Ajo ka zgjdhur që përmes vargjeve të vetë babait të saj të japë edhe një përgjigje për të gjithë.
Postimi i Elona Agollit:
“Keni ecur ndonjëherë përmes një livadhi me karkalecë?Ata kërcejnë përpara fytyrës tënde. Ti i përze me dorë, qindra të tjerë të hidhen në sy, në hundë, në vesh, në qafë. Ti vrapon, ata të mblidhen si re. Mua më kërcejnë çdo javë nga livadhi i gazetave mijëra fjalë-karkalecë. E përze një tufë, një tjetër më lëshohet duke kërcyer. Tani, së fundi, edhe dy karkalecë pleq m’u lëshuan , duke kërcyer nëpër livadhin e gazetave me kërkërimat e tyre plot instikt të lashtë insekti” . Ky është paragrafi me të cilin nis shkrimi “Betohen për të vërtetën, puthen me gënjeshtrën”, shkruar 25 vjet më parë , në v. 1992, botuar në Përmbledhjen e publicistikës “Tështimat e lirisë” , nga Dritëro Agolli.